DENONCIMI/ “Oferta për maturantët, jep votën për PS-në dhe merr tezat e provimeve”

537
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një tjetër rast shkeljeje nga ana e qeverisë në Facebook-un e tij.
Deputeti demokrat ka publikuar shqetësimin e një maturanti të shkollës “Ibrahim Rugova” në Kamëz, sipas të cilit, shumë nxënës po anëtarësohen në Partinë Socialiste në këmbim të tezave të provimeve të maturës.

“Edhe tezat e provimeve per blerjen e votave dhe triskave te Partise Siçiliste!,” shkruan Berisha ndërkohë që më poshtë bën publik edhe denoncimin e nxënësit:

“”I nderuar z.Sali!Kam nje shqetesim shume te madh si maturant i nje shkolle ne Kamez.(Ibrahim Rugova).Disa socialiste po vijne neper shkolle duke na kerkuar emrin mbiemrin numrat e telefonit per tu anetaresuar te PS-ja.Ne kembim te kesaj do na japin “tezat” e provimeve.Kam 10 nxenes ne klas te cilet lejn oren e mesimit,shkojne neper mbledhjet e PS-se.Nxenesit te cilet kane rene PRE e kesaj genjeshtre thone qe na kane thene qe po te vini te rregjistroheni do te merrni leke,dhe teza.Me vjen shume keq per keto nxenes.Shpernaje ju lutem..ANONIM se kam frike se po me perjashtojne prej shkolle,”


Sigal