DENONCIMI/ “Në makinën e biznesmenit ishte Florian Habilaj, iku me çantën plot me para”

225
Ish-kryeministri Sali Berisha nxjerr një tjetër detaj mbi ngjarjen e ndodhur në Elbasan, ku një biznesmen u arrestua pasi iu gjet në makinë një sasi e konsiderueshme parash. teksa publikon në rrjetin social “Facebook” denoncimin e një qytetari, ish-kryeministri nxjerr një tjetër emër për personin që ka qenë në makinë bashkë me biznesmenin në momentin e ngjarjes.
Një ditë më parë u mësua se në makinë me biznesmenin O.S, ka qenë shoferi i tij, Leonard Almetaj, por duke iu referuar oficerit dixhital, Berisha shkruan se në makinë ka qenë Florian Habilaj, i cili u largua mënjehëre me një çantë të mbushur me para.
DENONCIMI TE BERISHA
Xhafa dhe Çako i drogës vazhdojnë mashtrimin për skandalin Tahiri-Sota!
Qytetarët dixhitalë denoncojnë:
– Mashtrimin e Xhafës dhe Çakos
– Leonard Almeten, si dëshmitar të paguar. Sipas tyre, në makine me Orestin nuk ka qenë Leonard Almetaj por,
– Florian Habilaj, i cili ka marrë gjysmën e eurove, i patrazuar nga policia
Eurot e shpërndara në sediljen e fundit të makinës tregojnë se dikush me shpejtësi i ka futur duart në to! sb
“Prsh doktor perse nuk del realiteti i Elbasanit Orest Sota ka qenë me Florian Habilaj në makinë por kanë paguar Leonard Almeten 150 mijë euro për të thënë që ka qenë në makinë me Orestin ka dëshmitarë që e kanë parë Florian Habilaj me një çantë sportive të mbushur duke u larguar nga “land rover” por kanë frikë të denoncojnë, me respekt doktor.”
“Miremengjes policia po bën çdo gjë për të fshehur të vërtetën. Personi që ka qenë me Orest Soten është larguar me një çantë të madhe nga makina, dhe policia e ka lejuar dhe ajo e di se kush është. Po të keni parasysh foton e makinës që tregonte se eurot ishin të shpërndara me tufa në sedilien e pasme të makinës dukej qartë se një person tjetër ka qenë në makinë dhe ai në largim e sipër ka marrë ato që ka mundur. Policia nxorri emrin e personit të tretë vetëm pas katër ditësh çka do të thotë se ky Leonardi ësht thjeshtë beden. Në policinë e Elbasanit pëshpëritet se ka qenë shoferi i Saimir Tahirit. Prandaj kërkoni të hetohet policia e Elbasanit për mashtrimet e saj, anonim ju lutem”