Denoncimi/ Në Elbasan duhet t’i paguash 3 mijë euro Taulant Ballës, nëse do të fillosh punë

501
Sigal

Skandalet e qeverisë dhe korrupsioni mesa duket nuk kanë fund në këtë vend. Zyrtarët e lartë socialistë tashmë e kanë bërë normë, që për të të futur në punë duhet t’u paguash më parë atyre haraçin prej 3 mijë eurosh. Nja banor i Mengelit në Elbasan, ka denoncuar tek ish-kryeministri Sali Berisha, një tjetër rast korrupsioni, ku përmendet sërish numri dy i PS-së Taulant Balla dhe Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla. Sipas qytetarit, kryetari i PS-së së zonës i ka kërkuar 3 mijë euro në emër të Taulant Ballës për ta futur në punë. Ja çfarë shkruan ish-kryeministri në Facebook. Kryetari i PS akuzohet se i kërkon votuesit të tij 3000 euro për vend pune për Taulant Yaris dhe ndrikull Vilën! Lexoni mesazhin e qytetarit digjital. sb: Përshëndetje zoti Berisha, doja të denoncoja kryetarin e partisë socialiste në Mengel të Elbasanit i kërkova vend pune se më premtoi para votimeve. Ai më tha, duhen 3000 evro. Nuk i dua unë, tha, po i do Taulanti, më tha. Petrit Zeneli e ka emrin kryetari.