Denoncimi: Në Durrës po fshihet një krim i drejtorit të Portit i Përgjithshëm Durrës

527
Sigal

 

Një punonjës i sigurisë në Portin e Durrësit ndodhet i shtruar në spital. Ai është goditur me pistoletë, nga persona, që kolegë të tij e lidhin me Drejtorin e Përgjithshëm Ekzekutiv të Portit Durrës, Agron Taren. Por, për ca më keq, ngjarja po mbahet e fshehur prej ditësh nga Policia. Ish-kryeministri Sali Berisha që e ka publikuar denoncimin, shprehet se “po fshihet një krim i shëmtuar nga narkozyrtarët!” dhe fton qytetarët të lexojnë mesazhin e një punonjësi. “Përshëndetje doktor. Dje në mbrëmje ka ndodhur një ngjarje e pazakontë, ku bandat e drejtorit të Portit të Durrësit, Agron (Genti) Tares, kanë rrahur dhe goditur me pistoletë një punonjës të Forcave të Sigurisë Portuale. Punonjësi ndodhet në Spitalin Ushtarak. Drejtori narkoman i Portit, i cili e ka kthyer zyrën në një qendër të pirjes së kokainës së bashku me bandat e tij dhe Policinë e Shtetit, po tentojnë ta mbajnë të fshehur si ngjarje. Ju lutem anonim.”