Denoncimi: Miku i Sejdinit zapton lulishte dhe ndërton lokal

533
Sigal

Denoncimi: Miku i Qazim Sejdinit ndërton lokal në vend të lulishtes!

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar një zyrtar të Rilindjes, i cili është miku i Qazim Sejdinit, i cili injoron shtetin, pasi ai shkel çdo ligj dhe të sillet si të duan me pronën publike. Ish-kreu i qeverisë, ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili thekson se Drejtori i IKMT-së në Elbasan, Aurel Kalaja, ka uzurpuar pronën publike dhe ka ndërtuar aty lokal, në vend që të ndërtonte lulishte. Ja postimi i Berishës: Narko-drejtori i IKMT në Elbasan ndërton lokal të vetin në mes të lulishtes. Ligji nuk është për narkozyrtarët! Lexoni denoncimin dhe shikoni fotot e qytetarit digjital. Ky është lokali i Aurel Kalaja, drejtori i IKMT në Elbasan, i ndërtuar në 1 lulishte publike që thotë se ai e ka privatizuar, po nuk e di si mund ta privatizosh 1 lulishte. Nuk ka mjaftuar që e ka zaptuar lulishten dhe gjithë vendin, por është duke ngritur edhe katin e 2-të, duke i zënë frymën njerëzve që ndodhen aty. Ky është një nga njerëzit më të afërt të Qazim Sejdinit. Me frikë të madhe po t’i nis këto foto, sepse këta kontrollojnë çdo gjë në këtë vend.