Denoncimi i Vokshit: “Koncesioni i mikut të Ilir Beqajt po shteron fondet e shëndetësisë”

699
Sigal

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka denoncuar se koncesioni i sterilizimit është jashtë kontrollit.

Në një status në faqen e saj në “Facebook”, Vokshi shkruan se siç ishte parashikuar, koncesioni në fjalë po shteron fondet e shëndetësisë.

Ajo shkruan se ai është jo vetëm i panevojshëm dhe i hartuar në përfitim të mikut të Ilir Beqajt por po sjell pasoja në shëndetësi duke sjellë argumentet që faktojnë këtë.

“SKANDALI: KONCESIONI STERILIZIMIT JASHTË KONTROLLI!!!

Sic edhe ishte parashikuar, konçesioni i pajisjeve steriliziese, por shteron fondet e shëndetësisë.

Koncesion krejt i panevojshëm, i hartuar qëllimshëm në përfitim të privatit (mikut të Ilir Beqajt), dhe jo të qytetarëve shqiptarë, po sjell pasoja të rënda në shërbime të tjera rëndësishme shëndetësore.

Pa asnjë tavan të përcaktuar në kontratë, buxheti i planifikuar vjetor për këtë koncesion duket nuk ka mjaftuar, por është tejkaluar duke “zbrazur” arkën e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor.

– është limituar numri i ndërhyrjeve kirurgjikale në cdo spital publik, duke sjellë pasoja direkte në shëndetin dhe jetën e pacientëve;

– pjesa më e madhe e pacientëve, shtrëngohen të paguajnë shumëfish në spitalet private apo të paguajnë nën dorë për të tejkaluar rradhët e gjata për ndërhyrje;

– Rënie drastike e % të shfrytëzimit të shtratit në Spitalet Rajonale dhe Spitalet Bashkiake, pasi pacintet nuk kurohen më në Spitalet Publike por në Spitalet Private të miqve të pushtetit;

– farmacitë pa rimbursime, në mëshirë të fatit. Shumica detyrohen të marrin kredi, për të shlyet faturat. Kjo po con shumë farmaci drejt falimentimit.

Paratë e shëndetit të shqiptarëve po shkojnë në duar të 3-4 miqve, sponsorve, klientëve të Kryeministrit, duke rropatur pacientë e familjarë dyerve të spitaleve, të pashpresë për të marrë shërbimin që me ligj ju takon.” – shkruan Vokshi në statusin e saj