Denoncimi i PD: Drejtoresha e Hipotekës në Kavajë po prish provat për dosjen në Spille

579
Partia Demokratike ka denoncuar sot zyrtarë të Hipotekës në Kavajë se ata po prishin provat sa i takon dosjes së hetimit për çështjen korruptive në tokat përgjatë vijës bregdetare të Spillesë.
Sipas selisë blu, nën presionin e drejtoreshës së Hipotekës së Kavajës po bëhen këto akte, për të mbuluar vendimet korruptive të babait të saj.
DENONCIMI I PD
Partia Demokratike dënon presionin e drejtoreshës së Hipotekës së Kavajës për të prishur hetimet ndaj djalit të tezes se saj dhe për të mbuluar vendimet korruptive të babait të saj gjatë drejtimit të Hipotekës së Kavajës.
Ky është një rast flagrant që dëshmon se tepsia e pushtetit jo vetëm nuk është çuar për skrap, por është bërë me e madhe për pushtetarët që vjedhin pasuritë e shqiptarëve.
Partia Demokratike duke inkurajuar hetimin të shpejtë dhe pa zvarritje, i kërkon Prokurorisë të vendosë para përgjegjësisë penale edhe Drejtoreshën e Hipotekës së Kavajës për presionin e paligjshëm ndaj punonjësve të Hipotekës me pasojë pengimin e drejtësisë.
Sigal