Denoncimi i parë nga PD: Policia ndalon protestuesit në Mamurras, mbajnë shënim targat

547
Vjen denoncimi i parë nga Partia Demokratike për policinë. Deputetja demokrate e Dibrës, Dhurata Çupi në një lidhje telefonike për News24 deklaroi se policia ka ndaluar të gjitha mjetet me protestues në Mamurras. Ajo tha se policia nuk ka dhënë arsye por vetëm ka ushtruar kontroll, ndërsa një polic shënonte targat e çdo makinë.
“Nuk di ta them motivin e ndalimit. Janë me mijëra makina që kanë mbushur autostradën nga Miloti për në Tiranë. Ka pasur disa patrulla policie por nuk ka pasur problematika. Më pas në hyrje të Mamurrasit kur ishin rreth 50 policë, kanë kontrolluar çdo mjet. Policia nuk mund të ndalojë makinat pa shkak. Një polic shënonte targat e çdo makine. Na thanë kemi porosi dhe po bëjmë detyrën tonë”, deklaroi Çupi
Sigal