Denoncimi/ I grabiten 500 mijë euro në shtëpi, zyrtarit të lartë të Policisë së Shtetit

687
Pas shkarkimit të Haki Çakos, vendi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ka mbetur vakant, dhe për këtë post janë disa kandidatura, ku emri me i perfolur dhe kandidati i pare për të marrë kete detyrë është Ardi Veliu.
Lidhur me kandidaturën e Veliut, qytetarët raportojnë se ai është i papërshtatshëm për këtë post pasi është duke u mjekuar për depresion.
Sipas një qytetari, Veliut gjatë kohës që ka qenë Drejtor i Policisë Bashkiake në Vlorë i janë grabitur 500 mijë euro, ndërkohë që ky në polici denoncoi për vjedhjen e 12 milionë lekëve, pasi nuk mund ti justifikonte paratë e tjera.
Ndërkohë qytetari thekson se që prej asaj kohe Veliu ka kaluar në depresion dhe është duke marrë ilaçe.
Denoncimi i qytetarit është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Ja çfarë shkruan Berisha në Facebook:
Kandidatit për narkodrejtor të përgjithshëm të narkopolicisë i kanë vjedhur në shtëpi 550 mijë euro!
Ai ra në depresion të thellë!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“ I nderuar Dr .Uroj te jeni mire .Drejtori i ri i Policise se Shtetit do jete Ardi Veliu ,pasi diten e shkarkimit te Haki Cakos ,Ardi Veliu shkoi ne zyren e Lal plehut dhe qendroi dy ore me te dhe mori bekimin e tije,pasi Shteti kur bie keq gradon dhe gomarin i ven spaleta dhe e ben Gjeneral.Por nga Informacione njeqind perqind te sigurta karriera e Ardi Veliut le shume per te deshiruar, pasi ne gusht te vitit 2013 ne kohen qe Ardi Veliu ishte Drejtor i Policise Bashkiake Vlore i vidhet shtepia e tij ne Vlore.Ne denoncimin qe beri ne ate kohe ne Polici deklaroi se i kishin vjedhur 12 mil leke te vjetra.Por e verteta eshte se i kishin vjedhur 550 mije euro pasi ne ate kohe vuri shperblim 100 mije euro kush gjen hajdutet,por shumen e sakte nuk mund ta deklaronte ne polici pasi nuk kishte sesi ta justifikonte.Pas vjedhjes se shtepise Ardi ka kaluar ne depresion dhe mer ilace depresioni dhe sot e kesaj dite dhe per kete kohet e fundit ka pesuar tre infakte dhe kete e dijne shumica punonjesve te policise(infaktet).Kerkoj ky informacion te behet publik,duke ruajtur anonimatin..”
Sigal