Denoncimi i fortë i PD: Avokati i Ramës, aksioner në kompaninë që siguron aeroportin ‘Nënë Tereza’

477
Sigal

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, në një dalje publike nga selia blu, ka akuzuar qeverinë për dështim në ruajtjen e sigurisë në aeroportin “Nënë Tereza”, ku 3 ditë më parë u grabitën rreth 3 milionë euro.

Sipas tij, kompania ICTS vepron në Shqipëri që prej 2005-ës, por cënimi i sigurisë ka ndodhur vetëm gjatë qeverisjes së Edi Ramës.

“Kompania ICTS Albania dhe kompania ku avokati i Ramës kishte 25% të aksioneve janë e njëjta kompani, kanë një pronar ICTS Europë. Të dyja kompanitë janë regjistruar nga i njëti person Panagiotis Kampouroglou. Të dyja kompanitë kanë të njëjtin administrator Aldi Molloholli, kanë të njëjtin drejtor teknik për sigurinë, kanë ndryshuar adresë në të njëjtën kohë, në vitin 2011. Më pas ë dyja kompanitë kanë ndryshuar pronarë duke kaluar nga hollandezët tek finlandezët”, u shpreh Paloka.

“Pavarësisht grabitjes, qeveria hesht dhe nuk e përmend kompaninë në fjalë. Paloka shtoi më tej kur tha se, kjo kompani bën biznes me qeverinë Rama dhe se “ka marrë tendera në çdo cep të Shqipërisë”, vijoi numri dy i PD-së.

LIVE

Grabitja e armatosur në Rinas është dëshmia se qeveria jo vetëm ka dështuar për të garantuar siguri, por është përfshirë këto ditë në mbrojtjen e kompanisë, përgjegjëse për sigurinë në Rinas. Edi Paloka Deklaratë për mediat

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Freitag, 12. April 2019