Denoncimi i deputetit: Ja cilët janë 3 zyrtarët e lartë të administratës, që janë të dënuar për drogë, falsifikim dhe prostitucion

644
Sigal

Denoncimi i deputetit Myslim Murrizi për kryebashkiakun e Lushnjës dhe Divjakës dhe nëpunës të tjerë

Deputeti i PD-së Myslym Murrizi ka denoncuar 3 raste flagrante të abuzimit me pushtetin. Murrizi ka denoncuar se kreu i bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe ai i Lushnjës Fatos Tushe kanë emëruar drejtorë njerëz me precedentë të rëndë kriminalë në kundërshtim me ligjin e dekriminalizimit, si dhe administratorë që vjedhin edhe duke marrë pagesë shtesë si invalid.

Avni Koçi

“Rasti i parë është ai i Avni Koçit, ish-kryetar Bashkie i dënuar me formë të prerë për falsifikim vulash i cili ka vuajtur dënimin me burg. Sot është drejtor i Bordit të Kullimit në Bashkinë e Divjakës prej më shumë se një viti.

Berti Persheva

Rasti i dytë është komandanti Shërbimit të i Zjarrfikësve në Bashkinë e Lushnjës, Berti Persheva, i cili rezulton i dënuar me burg nga 2002 deri në 2010 në Romë për drogë dhe prostitucion. Ai ka ndryshuar emrin pas dënimit nga Agim në Berti.

Administratori i Grabianit në Bashkinë e Divjakës

Rasti i tretë është i i administratorit të Grabianit në Bashkinë e Divjakës, i cili ndonëse paguhet me një pagë të lartë si administrator, merr në mënyrë të paligjshme një pagesë prej 120 mijë lekësh në muaj si invalid. Ky emërim në shkelje të ligjit tregon haptazi abuzimin me paratë e shqiptare, duke i hequr të drejtën një qytetari që e meriton këtë pagesë.”, – u shpreh deputeti Murrizi.