Denoncimi i Brahimllarit: Rama emëron drejtoreshë të AZHBR-së Frida Krifca, në shkelje me ligjin

1947
Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari akuzon kryeministrin Edi Rama se po dhunon ligjin e Shërbimit Civil. Deputeti Brahimllari thotë se drejtoresha e re e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca është emëruar nga Rama në këtë detyrë në shkelje të ligjit dhe pa konkurs. Duhet theksuar se kjo është drejtoria më e pasur e ministrisë së Bujqësisë dhe projektet e saj arrijnë në shifra miliarda lekësh në vit. Edhe më i rëndësishëm është fakti që këto financime të huaja janë në shumicën e tyre “grante” – falas, që shfrytëzohen për t’u bërë ndere dhe qoka miqve, interesave ekonomike dhe atyre elektorale. Ja reagimi i deputetit të LSI-së Endrit Braimllarit: Skandal. Edi Rama me dorën e tij dhunon ligjin e shërbimit civil. Edi Rama emëron në kundërshtim me ligjin drejtoreshën e AZHBR-së, Frida Krifca. Tepsia e kalbur Edi Ramës nuk njeh ligjin. Ky kryeministër, i cili propagandon me të madhe për pastrimin e administratës nga të paaftët e bën vetëm për show mediatik, sepse emëron çdo ditë njerëz të paaftë dhe në kundërshtim me ligjin. Ka emëruar në shkelje me ligjin Frida Krifcën, e cila do të menaxhojë qindra milionë euro nga BE. Ndonëse ligji e thotë qartë, që për funksione të tilla, duhet të fitohet konkursi i Trupës së Nëpunësve Civil të Nivelit të Lartë Drejtues, drejtuesja në fjalë ka dështuar në konkurset ku ka marrë pjesë. Megjithatë, Rama që ligjin e përdor për show-n e vet, e ka shkelur atë, kur bëhet fjalë për të emëruar drejtorët e tepsisë së tij të kalbur”, përfundon denoncimin e tij deputeti i LSI-së Endrit Brahimllari.
Sigal