Denoncimi i Berishës: Provimi i Akademisë së Policisë, 5 mijë euro për të qenë fitues

464
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka bërë një denoncim në rrjetet sociale, ku thotë se për të qenë fitues në provimin e akademisë së policisë, duhet të paguash 5000 euro. Ja postimi i plotë i ish-Kryeministrit: Pazari me provimin e policisë arrin ne 5000 euro! sb “Mirëmbrëma Doktor. Sot u zhvillua provimi me shkrim për akademinë e policisë. Megjithëse ishte një tezë super skandaloze nga ministria e Arsimit, na thanë që përgjigjet do t’i marrim menjëherë pas përfundimit të testimit, meqenëse, sipas tyre, çdo gjë korrigjohet me sistemin scantron, pra elektronike. Si ka mundësi që akoma nuk kanë dalë përgjigjet, kur ka kaluar gjysma e ditës. Ku është transparenca dhe modernizmi i policisë së Shtetit? Turp i madh, sepse testimi ishte me laps të zi dhe mundesh shumë lehtë t’i fshijë, apo ndryshojë përgjigjet, manipulim super i lehtë. Pse nuk dalin dhe ta pranojnë se lista e fituesve qëndron nën sirtaret e drejtuesve të policisë, ku vetëm sipas meritës nuk ka përgjigje të fituesve. 3- 5 mijë euro ishte zarfi nën dorë për të qenë fitues. Turp se na mburret ai i gjati për meritokraci. Anonim, të lutem, se kanë për të na i heq fare edhe ato pikë që i kemi tonat.