Denoncimi i Berishës: Ministri i ri i Brendshëm, gjeneral me dy rroga shtetërore

600
Sigal

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale denoncimin e një qytetari për ministrin e ri të Brendshëm Sandër Lleshi.

Sipas qytetarit, Lleshi merrte 2 rroga shtetërore, një rrogë nga ministria e Mbrojtjes dhe një tjetër si këshilltar i kryeministrit Rama.

“Ministri i ri i brendshem, gjeneral me dy rroga shteterore! sb

“Miremengjes Dr, jam punonjes ne kryeministri. Desha t’ju informoj per nje skandal te Sander Lleshit. Ky ishte punonjesi i vetem qe merrte 2 rroga shteterore çdo muaj, nje rroge e merrte te ministria mbrojtjes kurse rrogen tjeter e merrte si keshilltar i KM dhe parate e marra ne abuzim te plote nuk i ktheu ndonjehere perkundrazi kishte hallin qe te mos paguante dy here sigurimet shoqerore. Pra ky njeri tani qe behet minister, sa rroga do te marre??!”– postimi i Berishës në Facebook.

Gjenerali Sandër Lleshi është emri që do të zëvendësojë Fatmir Xhafaj në postin e ministrit të Brendshëm. Aktualisht ministri i ri i Brendshëm mbante postin e këshilltarit të kryeministrit Rama për çështjet e sigurisë.