Denoncimi i Berishës: Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu anulloi provimin për komisarët, se nuk u kualifikuan njerëzit e tij

511
Sigal

Anulimi i provimit të komisarëve nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë  Ardi Veliu është bërë pasi nuk fituan ata që ishin planifikuar që përpara provimit që të ishin në listën fituese. Një nga konkurrentët në këtë provim ka denoncuar pranë ish-kryeministrit Berisha , i cili e ka cilësuar si ‘horrlik’ anulimin e provimit duke thënë se arsyeja e vërtetë është fakti se nuk fituan narkomilitantët e Ardi Veliut. Ja postimi i plotë i ish-Kryeministrit: Horrllëqet e anulimit të një provimi. Denoncohet Geron Veliu: Anuloi provimin e komisarëve, se nuk fituan narkomilitantët! Lexoni denoncimin e konkurrentit digjital. Sb Skandal! E vërteta e testimit që anuloi Drejtori politikan i Policisë së Shtetit. Sot u dha urdhër i paligjshëm nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, me qëllim kualifikimin e militantëve të vetë për t’i graduar në Policinë e Shtetit. E vërteta është që gjatë provimit nuk kishte kopje, por nuk fituan ata që donte vetë drejtori dhe ministri. Ai nxitoi për të dalë si partizan dhe anuloi provimin me pretekstin se gjoja është kopjuar, por nuk ka ndëshkuar asnjë nga ata që mbikëqyrnin provimin. Lind pyetja: Ku u bazua ky vendim, kur nuk kishte asnjë rast të kapur me kopje? Si ka mundësi që u kopjua. kur testimi u kontrollua nga SHKB dhe standardet PAMEKA, si dhe shumë faktorë të tjerë të drejtorisë së Përgjithshme dhe kush e ka fajin për këtë? Për ata që pretendojnë që u shit teza…Si u shit teza, kur ajo u formulua nga ora 4.00 deri në 8.00 të ditës së provimit dhe provimi filloi në orën 9.00? Po të vëreni listat e atyre që nuk kanë fituar, do vëreni se janë miqtë e atyre në pushtet dhe ata, të cilët me të vërtetë përpiqen dhe studiojnë pretendohet se kanë kopjuar, vetëm sepse nuk fituan ata, të cilët ishin planifikuar që para provimit se do të fitonin. Kjo është padrejtësi. Ky është skandal. Ju lutem interesohuni të investigoni dhe të nxirrni të vërtetën, që këta që janë në pushtet duan ta fshehin. Bëni diçka.