Denoncimi i Berishës: 8 mijë euro ryshfet për një vend pune

542
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në faqen e tij në facebook një denoncim të një qytetari i cili i shkruan se një person i afërt i tij është detyruar të marrë kredi për të paguar ryshfet për të mbajtur vendin e punës.

“Dhe më njoftoi nji njeriu im se i bënin presion ta shkurtonin vendin punës se saj, në këmbim e gjora mori 8000 € kredi që t’ja jepte eprorit për të mbajtur vendin punës”, shkruan qytetari në masazhin e bërë publik nga ish-Kryeministri.

Postimi i plotë i Berishës:

Arrin në 8 mijë euro në narkoshtetin e Edvin Mafisë ryshfeti për të siguruar vendin e punës!

Punonjësja detyrohet të marrë kredi për të paguar narkoshefin që të mos i shkurtojë vendin e punës! sb

Z.Berisha gëzohem që jeni mirë me shëndet!

Të lutem bëje publike edhe me emrin tim po është e nevojshme.

Për atë vend skandaloz që nuk kam dëgjuar në asnjë vend tjetër të botës të blihen vendet e punës.

Pra punëmarrësit e shtetit (eprorat)
I shet ato… një fenomen skandaloz!!
Dhe më njoftoi një njeriu im se i bënin presion ta shkurtonin vendin punës së saj në këmbim e gjora mori 8000 € kredi që t’ja jepte “Eprorit” për të mbajtur vendin e punës.

Për saktësi. Kjo është një shoqja ime kemi mbaruar bashke inxhinieri Mekanike në 1991, në nji klasë edhe me Pandeli Majkon, shumë femër e përgatitur.
Respekte për ju.
Kulmi!!
Respekte.
A.C