Denoncimi i avokatit/ Taulant Muka është “doraci” që përdor Pushteti i Soros, për të shantazhuar pedagogët dhe studentët

637
Sigal

Avokati zbulon skandalin: Taulant Muka, “doraci” i Soros për të shantazhuar pedagogët

Avokati Altin Goxhaj ka hedhur akuza të forta në drejtim të ish-zv. ministrit të Arsimit, Taulant Muka. Avokati Altin Goxhaj e cilëson Mukën si “dorac” të Soros, për të shantazhuar pedagogët që kërkojnë shfuqizimin e ligjit për Arsimin e Lartë. Dhe, sa herë ka shkruar avokat Altin Goxhaj për Sorosin, gjithmonë ka pasur fakte dhe asnjëherë nuk kanë mundur ta përgënjeshtrojnë. Avokati Altin Goxhaj shkruan: “Tao Muka është DORACI që përdor Pushteti Soros për të sulmuar pedagogët që kërkojnë shfuqizimin e Ligjit Sorosian për Arsimin e Lartë! Ne të gjithë jemi të angazhuar për të inkurajuar pedagogët për të kërkuar shfuqizimin e Ligjit Kriminal të Arsimit të Lartë, dhe futet ky Tao që na solli Fondacioni Soros Kosovë (KFOS) për t’i shantazhuar me përralla pedagogët!”- shkruan avokat Altin Goxhaj.