Denoncimi: Eurot e hashashit mbyllin shtëpinë e kulturës në Fushë Krujë

652
Sigal

Shtëpia e kulturës në Fushë Krujë është mbyllur dhe pritet të kthehet në kompleks banimi. Një qytetar i ka shkruar ish-kryeministrit Berisha duke thënë se pas këtij akti qëndron kreu i bashkisë së Krujës, Artur Bushi dhe krahu i tij i djathtë, i njohur ndryshe edhe si sipërmarrësi i hashashit të kryebashkiakut. Hashashi i narkopartisë mbyll kinemanë dhe shtëpinë e kulturës të Fushë Krujës! Lexoni denoncimin e qytetarit digjital. sb “Mirë mbrëma z Berisha ju urojmë shëndet! Qyteti i Fushë-Krujës ka pasur gjithmonë grupet rinore koncertale e teatrale, kjo falë mësuesit dhe intelektualit me vlera qytetarie z. Ylli Kalaja, e kjo shtëpi kulture e sallë kinemaje e për çdo aktivitet tjetër kulturo politik i ka shërbyer komunitetit qoftë fëminor e rinor e moshave të dyta. Por ka ditë që kjo shtëpi multi kulturore është mbyllur dhe është privatizuar, ose uzurpuar nga kryeplaku i Zallës, ose sipërmarrësi i hashashit e kontingjent krimi Ilirjan Salla, si krah i djathtë i kreut të bashkisë Krujë z Artur Bushi për t’u bërë kompleks biznesi e banimi. Pra, kontingjenti kriminal me pushtet politik e financiar po uzurpon me vendime bashkie pronat publike, si ndërtesa magazina e toka shtetërore me vlera të larta financiare tregu. Intelektualët e Fushë- Krujës mësues, doktorë, policë etj., që këtë shtëpi multi kulture e shihnin si vend ku mund të shkonin fëmijët e vetë këta sot janë marrë peng nga grupi kriminal i kreut të Bashkisë Krujë z Artur Bushi e banda e tij e përbërë nga 15 persona me begraund kriminale në këto 27 vite demokracisë”.