Denoncimi/ “Efektivi në Gjirokastër tentoi të vriste veten, narkopolicia fsheh aktin”

642
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital që flet për ngjarjen e djeshme në Gjirokastër, ku një efektiv policie mbeti i plagosur rëndë. Sipas qytetarit dixhita, efektivi ka tentuar të vrasë veten. Berisha thotë se policia fsheh ngjarjen.
STATUSI I BERISHËS
“Ne Gjirokaster nje polic vret veten!
Narkopolicia fsheh aktin!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Mbr doktor, nje polic ne gjirokaster ka vrare veten me arme, sapo e sollen””
Një efektiv policie është vetëplagosur me armë zjarri në banesën e tij mbrëmjen e sotme në Gjirokastër.
Polici i plagosur është Sotiraq Aliko me detyrë në stacionin policor kufitar të Sopikut. Sipas policisë, 58-vjeçari u vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij. Ai është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e vetëplagosjes së policit.
Sigal