Denoncimi/ E turpshme, arsimtarët nën presion. Ja çfarë u kërkohet…

647
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në rrjet ka denoncuar presionin që po ushtrohet ndaj mësuesve, të cilëve u kërkohet të jenë pjesë e një grupi në ËhatsApp, brenda të cilit do të jetë edhe një numër që përdoret nga zyrtarë të Ministrisë së Arsimit.

Nuk dihet se për çfarë qëllimi do të shërbejë ky grup, por në mesazhin e publikuar, ngrihet shqetësimi mbi presionet që po ushtrohen ndaj mësuesve për t’u bërë pjesë e një skeme kontrolli.

Duket se ky urdhër bie ndesh me një të mëparshëm, të artikuluar edhe nga vetë kryeministri, ku nxënesve dhe mesuesve u ndalohej përdorimi I celularëve gjatë orëve të mësimit.

Denoncimi

Ky eshte nje dhunim i turpshem amoral i privatesise nga ndrikull Shahini!

Lexoni denoncimin e mesuesit dixhital. sb

Pershendetje Z. Berisha. Dua te publikoni nje skandal tjeter qe ka perfshire arsimin shqiptar.Ne urdherin qe nxori ministria nuk lejohet perdorimi i telefonave ne shkolle.Tani na urdherojne dhe bejne presione nga drejtoret e shkollave qe ne duhet te jemi pjese e nje grupi ne ËhatsApp ku brenda ketij grupi duhet te jete dhe nje numer telefoni nga Ministria Arsimit.Nuk kemi informacion pse duhet hapur ky grup,cili eshte qellimi i tij,pse duhet me detyrim per sa kohe numri im eshte personal e jo nr i punes.TURP I MADH te pergjosh dhe te detyrosh mesuesit per keto skandale qe po ndodhin perdite ne arsimin shqiptare.Te lutem anonim se keta duke filluar nga kupola vetem hakmerren dhe kete gje e beri IZHA ne Lezhe javen qe shkoi i mori ne pyetje mesuesit si ne hetuesi.Keta veç nderrojne programet mesimore, nxjerrin urdhera, dhe kerkojne llogari pa e trajnuar asnje mesues gjithe keto vite por vetem bejne leksione.