Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetareje digjitale që denoncon drejtorin e Postës në Vlorë me emër si person të korruptuar. Berisha e quan hajdut të veshur me pushtet. Punonjësja anonime thotë se drejtori iu merr para që t’i mbajë në punë dhe se ka fshehur vjedhjen prej 40 milionë lekësh se, sipas denoncueses, e mbron ministri Gjiknuri. STATUSI I BERISHËS: Denoncohet një hajdut me pushtet! Lexoni mesazhin e qytetarit digjital. sb Doktor ju uroj gjithë të mirat. Jam punonjëse e postës së Vlorës. Dua të denoncoj drejtorin e këtij filiali Vullnet Bilbilaj, si hajdut e njeri të korruptuar që e ka kthyer postën në çerdhe të vjedhjes. Na merr para të na mbajë në punë. Na bën presion. U vodhën 40 milionë lekë nga punonjësja e nuk e çoi në prokurori. Jemi ankuar te të gjithë po atë e mbron Gjiknuri, se ka gurore me kunatin e tij në Gjorm dhe Anduel Tahiraj, se i ndajnë lekët bashkë. Respekte doktor, anonim se nga këta çfarë nuk pret.