Dënimi qesharak i Tahirit, Rama kërkon shpëtim, lëshon në media ‘sekretet’ e tij

783
Sigal

Si asnjëherë më parë, Edi Rama ka lejuar që të dalin sekretet e tij në mbledhjen e zhvilluar në Velipojë.

I ndodhur në qendër të ciklonit popullor, për dënimin qesharak të ish-ministrit të tij, Saimir Tahiri, Rama ka lejuar që të gjitha diskutimet të dalin në media, me qëllim sfumimin e skandalit të dytë me Tahirin.

Kështu me lejen e Ramës janë lëshuar në media, ankesat e Tom Doshit dhe Paulin Sterkajt për punësimet në Shkodër, që Senida Mesi i bën pa i pyetur ata.

Por këto diskutime tregojnë edhe një tjetër skandal, punësimet politike që bëhen nën qeverisjen e Edi Ramës.

Pjesë nga diskutimet e Ramës në mbledhjen e Rajonit të Veriut:

Doshi dhe Stërkaj: Senida Mesi dhe Luan Harusha nuk na pyesin për emërimet.

RamaPse nuk uleni bashkë? Toma është parti tjetër por e kemi aleat, Paulini është i Malësisë së Madhe, por ka të drejtë të japë mendim për drejtorët rajonalë që përfshijnë dhe bashkinë e tij. Kur unë ulem me Ilir Metën dhe Sali Berishën, ju pse nuk uleni me njëri tjetrin të flisni? Mos më ejani më me 20 emra, por kopsitini propozimet.

Gjatë mbledhjes janë shqyrtuar organikat e bashkive. Ilir Beqaj do të rishikojë organikat dhe do të propozojë struktura të reja, me staf më të reduktuar.