“Dënimi i Pjetrit”, PD: Mos ndiq rrugën e Elvis Rroshit, të pret burgu

119

Partia Demokratike ka reaguar sërish ndaj deklaratës së kryebashkiakut të Shkodrës, Valdrin Pjetri, i cili hodhi poshtë dokumentet e publikuara nga partia opozitare, sipas të cilave vërtetohej dënimi i Pjetrit në Itali.

Në një status në rrjetet sociale, dega e Partisë Demokratike shkruan se shqiptarët tashmë e kanë parë të vërtetën që u publikua nëpërmjet dokuemnteve të nxjerra nga sistemi i kuesturës së Firences.

Më tej PD-ja thekson se të njëtën rrugë ndoqi edhe Elvis Rroshi i Kavajës edhe nuk rezultoi i sukseshëm.

Statusi i PD-së

Të vërtetën qytetarët e Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë e panë dhe e lexuan me dokumente.

Ndjekja e të njëjtës rrugë mohimi që ndoqi edhe Elvis Rroshi i Kavajës, do të jetë pa sukses. Mashtrimi nuk mund ta fshehë të vërtetën.

Ti nuk ke pse pret për të parë deri kur do të të mbrojë Edi Rama. Mos shpreso kot Valdrin! Edi Rama nuk të mbron dot, me gjithë premtimin që të ka dhënë.

Ti e di më mirë se kushdo tjetër që je i arrestuar, i dënuar dhe i dëbuar nga Italia si trafikant droge. Nëse e ke “harruar”, pyet Edi Ramën se ta konfirmon ai përgjigjen zyrtare që ka marrë nga partnerët ndërkombëtarë.

Përgatitu Valdrin! Të pret burgu shumë shpejt! Shkodra është djep i kulturës dhe qytetarisë! Shkodranët e refuzojnë drejtimin nga një trafikant droge, fallsifikator e mashtrues si ty! Shkodra është e qytetarëve të saj dhe jo e trafikantëve të drogës!

Vetëm pak më parë Partia Demokratike publikoi dokumentet që vërtetonin se kryebashkiaku i Shkodrës ka qenë dënuar me 18 muaj burg në Itali për drogë. Gjithashtu PD-ja ka paraljmëruar një protestë që pritet të zhvillohet nesër në Shkodër, kundër Pjetrit.