Denar Biba jep dorëheqjen nga posti i kryetarit të KQZ-së

445
Denar Biba ka dhënë dorëheqjen nga detyra si kryetar i Komisioni Qendror të Zgjedhjeve.

Komisioni i Ligjeve ka bërë konstatimin e e dorëheqjes së Bibës nga detyra e kreut të KQZ-së.

Dorëheqja e tij ishte dakortësuar në marrëvesgjen mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeopozitarit Lulzim Basha.

Klement Zguri është caktuar të zëvendësojë Bibës. Zgjedja e Zgurit në krye të KQZ-së pritet të votohen në seancën e jashtëzakonshme parlamentare, e përcaktuar për të nisur në orën 18:00 të kësaj të hëne.

Klement Zguri është anëtar i hershëm i këtij institucioni.
Sigal