Dëmshpërblimi për trashëgimtarët – Në maj pritet që të nisë shpërndarja e këstit të parë dhe të dytë

548
Trashëgimtarët e ish të përndjekurve politikë janë të vetmit që nuk kanë mundur të përfitojnë dëmshpërblimet sipas ligjit. Kjo për arsyen e thjeshtë se përparësi ju është dhënë dëmshpërblimeve për ish të dënuarit që janë aktualisht gjallë, e më pas do të jenë trashëgimtarët e tyre që do të përfitojnë.
Pjesa më e madhe e fondit që ka miratuar qeveria për dëmshpërblimin e ish të dënuarve shkon për kategorinë e atyre që kanë qenë të dënuar dhe që jetojnë, kjo ka bërë që të kemi një bllokim të procesit për trashëgimtarët.
Për këta të fundit ende nuk është mbyllur dhënia e këstit të parë dhe të dytë. Një numër i madh trashëgimtarësh kanë marrë këstin e parë dhe një pjesë ka marrë edhe këstin e dytë, por procesi ka ngecur.
Edhe pse jemi në muajt e parë të vitit 2017 një numër i vogël i trashëgimtarëve ka mundur që të përfitojë dëmshpërblimet. Por një lajm i mirë vjen për trashëgimtarët të cilët nuk kanë mundur të marrin asnjë këst të dëmshpërblimit të tyre.
Shpërndarja këstesh do të kemi gjatë muajit Maj ku do të kenë mundësi të përfitojnë të gjithë ata persona trashëgimtarë që kanë dorëzuar dokumentacionin në rregull dhe presin për të marrë këstin e parë apo të dytë.
Sigal