Dëmshpërblim 12 mln euro për vjehrrin e Bashës? Rama: Absolutisht jo!

455
I ftuar në Top Story, Rama nuk i është shmangur pyetjes rreth kompensimit për pallatin e shembur në Vlorë, ku aksionerë janë të afërm të kryetarit të opozitës.
Kryeministri e cilësoi lajmin për kompensimin si diçka të pavërtetë, duke sqaruar se është ndërmarrë një proces normal shpronësimi, por shuma e përcaktuar në atë kohë është kontestuar nga pala e dëmtuar dhe çështja ka kaluar në gjykatë.
Sokol Balla: Vendimet e para ishin vendime që nuk mund t’i shmangin pyetjet, morët vendim për Skënderbeun, për certifikatat dhe dy vendime të tjera, një i dhatë zyrë bujar nishanit dhe kompensuat pallatin që prishët në Vlorë, ku aksionerë janë të afërm të kryetarit të opozitës.

Edi Rama: Kjo e dyta është e pavërtetë dhe më vjen keq që kazani mediatik prodhoi një tjetër broçkull. E vërteta është ndryshe. Ne kemi ndërmarrë një proces normal shpronësimi në kohën kur u zhvillua gjithë ajo zallahia për prishjen e asaj godine. Shifra është kontestuar nga pala e dëmtuar. Kontestimi i palës ka rënë në duart e një gjykatësi që është shumë i njohur për vendime skandaloze rritjesh të çmimeve të shpronësimeve të qeverisë, që ka arritur në pikën që të japë një vendim ekzemplar duke ndaluar shpronësimin për interes publik të një karburanti mu në aksin e Lungomares në Vlorë. Ky gjykatës ka katërfishuar vlerën e shpronësimit dhe procesi vazhdon në gjykatën e lartë. Nuk është lëvruar asnjë para sepse procesi vazhdon. Ky akt është krejtësisht në kundërshtim me çdo sens logjik dhe ligjor. Pala ka shkuar në Strasburg dhe atje është ankuar që nuk po na japin paratë, ndërkohë që nuk ka përfunduar procesi. Sa i takon bujar nishanit, ne kemi vendosur një standard që shërbimet qeveritare u ofrojnë një shërbim minimal ish-presidentëve të republikës. Ata kanë një godinë pranë ish-zërit të popullit dhe prej kohësh këtë shërbim minimal që shteti u ofron, qoftë Moisiut dhe mejdanit e kanë. Këtë ja kemi ofruar edhe ish-presidentit nishani. Këtu përfundon historia.
Sigal