Demarkacioni/ Përfundon pa sukses takim i liderëve të pozitës e opozitës

443
Sigal

Ka përfunduar takimi i zhvilluar ndërmjet liderëve të pozitës e opozitës, ku temë e diskutimit ishte çështja e demarkacionit me Malin e Zi.

“Marrëveshja nuk u arrit për faktin se koalicioni qeverisës nuk kishte ardhur për të bërë marrëveshje, ndoshta marrëveshja do të vazhdojë”, ka thënë Jakup Krasniqi pasi  ka dal nga takimi, raporton Gazeta Express.

Në takim pjesëmarrës ishte edhe ambasadori i Amerikës, Greg Delawie, si dhe shefja e EULEX-it për Kosovë, Nataliya Apostolova.

Takimi ka zgjatur rreth një orë.