Delegati gjerman: Shqipëri me dy fytyra, të rinj me makina luksi

500
Në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në Tiranë, një hapësirë iu kushtua edhe zhvillimit ekonomik në vend.
Përfaqësuesi i Gjermanisë tha se i kishte rënë në sy hendeku i zhvillimit.
“Pashë një Shqipëri me dy fytyra.
Pashë të rinj me makina të shtrenjta.
Çfarë bën qeveria që përqendrimi i pasurisë të mos jetë në pak duar?
Çfarë bën qeveria për të formalizuar ekonominë?”, tha ai. Ministrja e Ekonomisë, Ilva Ikonomi, tha se qeveria e di se vendi ka pabarazi, ndërsa theksoi se ka projekte për të zbutur këtë hendek.
Sigal