Delegacioni i KLD takime me zyrtarë në Asamblenë Vjetore të Rrjetit Europian të Këshillave Gjyqësorë

543
Një delegacion i KLD shqiptare i përbërë nga Z. Gjin Gjoni dhe Z. Gerd Hoxha mori pjesë në Asamblenë Vjetore të Rrjetit Europian të Këshillave Gjyqësorë ENCJ. Në këtë takim KLD shqiptare merr pjesë në cilësinë e vëzhguesit. Të shqetësuar nga zhvillimet e fundit që synojnë Kontrollin e Gjyqësorit nga politika, bordi drejtues i ENCJ mbajti një seancë të posaçme dëgjimi me delegacionin shqiptar ku u informua me të gjithë zhvillimet e fumdit ne vend. Përfaqësuesit e KLD shprehen gatishmërinë e të gjithë trupës së gjyqtarëve për të kryer sa më shpejt procesin e Reformimit të Sistemit Gjyqësor, por duke mbajtur parasysh parimet themelore të shtetit të së drejtës, një prej të cilëve është edhe pavarësia dhe mosndërhyrja e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv në funksionimin dhe administrimin e drejtësisë. Gjyqtarët shqiptarë patën takime me përfaqësuesit më të lartë të gjyqësorit në vendet e Bashkimit Europian si: Kryetari i Gjykates së Kasacionit Francë Z. Berttrand Louvel, Prokurorin e Përgjithshëm Francez, Lordin John Thomas Chief Justice i Anglisë dhe Uellsit, etj…, të cilët shprehen shqetësimet e tyre lidhur me klimën e presionit që shpesh herë pushteti ekzekutiv dhe legjislativ ushtron mbi pushtetin gjyqësor.

Sigal