Del nga prokuroria pas dëshmisë, flet Lefter Alla: Nuk jam unë

582
Sigal

Kryebashkiaku i  Bulqizës, Lefter Alla, ka dhënë deklarimet e tij për rreth një orë në SPAK.

Pas daljes së tij nga prokuroria, Alla nuk komentoi për mediat, ndërsa tha vetëm se e ka në dorë drejtësia. ” E ka në dorë drejtësia. Nuk kam asnjë koment”, u shpreh ai.

Ndërsa avokati i tij, Petrit Ismaili, u shpreh se video është montazh dhe se video nuk duket qartë.

Çfarë tha zoti Alla në deklarim?

Avokati: Nuk dha asnjë deklarim.

Çfarë pritet të ndodhi?

Avokati: Pritet të zbardhet. Absolutisht nuk e pranon, por që do sqarohemi.

I qëndron zoti Alla deklarimeve të tij sa i takon videos si videomontazh?

Avokati: Në atë moztazh video nuk duket qartë, kështu nuk kemi fare çfarë të deklarojmë.

Duhet të japi dorëheqjen për postin e tij?

Alla: Nuk ka lidhje. Prokuroria po heton.