Del në dritë një tjetër “zaptim” i deputetit socialist, Alket Hyseni. Akuzat dhe mbrojtja para deputetëve

705
Deputeti socialist Alket Hyseni akuzohet edhe për “zaptim” toke në Golem 
Deputeti socialist Alket Hyseni është akuzuar publikisht për përvetësim prone në Dhërmi. Veç këtij rasti del në dritë, publikisht, një tjetër fakt, që deputeti Hyseni ka përvetësuar një truall në Golem të Durrësit, ku ka ndërtuar vilën e tij të pushimit. 

Zaptimi i truallit në Golem të Durrësit
Sipas TV TCh, ndërtuesi i një fshati turistik në Golem, e ka paditur në vitin 2014, Hysenin, se i kishte zaptuar një sipërfaqe toke pranë vilës tre-katëshe, që deputeti kishte blerë në vitin 2007 në plazh. Një vilë 3-katëshe që ndodhet në Golem në një fshat turistik, ku shumë politikanë dhe deputetë kanë shtëpitë e tyre të pushimit, fshat që është ndërtuar nga kompania “Musaj and Co” dhe në vitin 2006 deputeti Alket Hyseni ka blerë një vilë me vlerën 190 mijë euro. Vila në plazh ka tre kate, katër dhoma gjumi, dy dhoma ndenjeje, katër tualete, verandë dhe oborr 500 metra dhe siç dëshmojnë banorët e fshatit përdoret zakonisht në kohë pushimesh nga familja e deputetit Alket Hyseni, i cili disa ditë më parë u akuzua nga një banore e Dhërmiut për përvetësim të një toke në atë zonë, duke u favorizuar nga posti shtetëror si drejtues i Task Forcës që do verifikonte tokat në bregdet.
Akuza e pronarit të pronës ndaj deputetit
Sipas pronarit të fshatit dhe dokumenteve, që ai zotëron, pasi ka blerë një truall prej 500 m katror, Alket Hyseni ka zaptuar në fshatin turistik dhe 500 metra të tjera, në të cilat fillimisht ka nisur të ndërtojë, pasi ndërtuesi dhe pronari i fshatit ka kallëzuar deputetin në Prokurori dhe pranë INUK-ut të Durrësit, në vitin 2014 kjo shtesë u ndërprere. Megjithatë, Prokuroria nuk ka ndërhyrë dhe kallëzimi është rrëzuar. Në këtë kohë, pra në vitin 2014, Alket Hyseni mbante pozitën e njeriut që kontrollonte gjithë tokat e bregdetit. Një qytetar, sipas TV në fjalë, thotë se INUK e ndali ndërtimin, ndërsa Hyseni pas këtij veprimi, tokën prej 500 metrash e futi në rrethimin e oborrit të tij. Qytetari thotë se çështja nuk është zgjidhur ende, ndërsa atë vit Prokuroria e Kavajës e mbylli hetimin. Kjo sipërfaqe toke prej 500 metrash është ende në rrethim ndërsa ndërtuesi i fshatit turistik ka pretendime edhe për saktësinë e regjistrimit të pronës në zyrën e hipotekës.
Reagimi i deputetit Alket Hyseni në parlament
Prej disa ditësh jam gjetur në një sulm shpifjesh të koordinuara nga opozita. Me moton shpif-shpif se diçka do të dalë, kanë vazhduar me shpifjen e tyre. Deklaroj se çdo akuzë është e pavërtetë dhe një gënjeshtër e qëllimtë me synime të ulëta politike, asnjë qindarkë time dhe familjes dhe pasurive të mia nuk ka prejardhje të parregullt të pamoralshme, e paligjshme por është vënë me mund punë e sakrifica, me ekonomi tregu, me mundësi të mëdha, kam punuar pa ndërprerje me familjen time, nuk ka qenë qëllim në vetveten pasuria.
Sigal