Dekriminalizimi/ Vasili: Ligji është miratuar me konsensus, nuk ka kthim pas

457
Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, z. Petrit Vasili, në një prononcim për mediat para nisjes së seancës plenare, është pyetur nga gazetarët në lidhje me ndryshimin e buxhetit të LSI-së në mbledhjen e fundit të Kryesisë së kësaj force politike. Vasili tha se LSI ka vendosur që për një periudhë disamujore të asistohet nga një kompani konsulence e mirënjohur amerikane e quajtur, Global Security and Innovative Service, që do të këshillojë LSI-në për çështjet madhore siç është reforma në drejtësi, çështjet që kanë të bëjnë me transparencën, me zhvillimin ekonomik të vendit, çështje të sigurisë, politikat e zhvillimit bujqësor, etj.

“Ne kemi marrë një vendim i cili është në faqen tonë online dhe të cilin ju keni pasur vëmendje që ta konsultoni. LSI është e vetmja parti politike në vend , e cila ka iniciuar një proces transparence të financave të saj, të cilat janë publike në faqen zyrtare të LSI-së. Për shkak të kësaj transparence ju jeni të njohur me buxhetin e LSI dhe zërat e ndryshëm të tij. Në këtë kuadër, ju bej me dije se ka pasur një ndryshim të buxhetit të LSI-së brenda ekuilibrave të buxhetit që ne kemi. LSI ka vendosur që për një periudhë të shkurtër disamujore të asistohet nga një kompani konsulence e mirënjohur amerikane, Global Security and Innovative Service. Kjo kompani do të këshillojë LSI-në për një periudhë të shkurtër, në mënyrë të veçantë për çështjet madhore siç është reforma në drejtësi, çështjet që kanë të bëjnë me transparencën, me zhvillimin ekonomik të vendit, çështje të sigurisë, që janë një shqetësim i madh mbarëbotëror, çështje që kanë të bëjnë me politikat e zhvillimit bujqësor, politika të zhvillimit të transportit”, – u shpreh  Vasili, duke shpjeguar se LSI ka vendosur të asistohet në nivelin më të mirë të mundshëm për çështje të rëndësishme.

“Janë çështje që kërkojnë një asistencë dhe një këshillim të kualifikuar. Për këtë LSI ka vendosur që të asistohet në nivelin më të mirë të mundshëm dhe për këto arsye brenda buxhetit që ajo disponon, ka vendosur që të vërë një pjesë të këtij buxheti, ta shpenzoje për këshillim te kualifikuar dhe sondazhe mbi çështje me ndjeshmëri të lartë publike. Konsulenca nga kjo kompani e mirënjohur bëhet për të qenë gjithmonë e më koherente në politikat dhe në çështjet që shqetësojnë vendin, ku siç theksova dominojnë reforma në drejtësi dhe çështjet e zhvillimit ekonomik, por dhe ato të sigurisë”, – deklaroi z. Petrit Vasili gjatë komunikimit të tij me median.
Sigal