Dekriminalizimi, sot skadon afati i formularëve të vetëdeklarimit

483
Sot më 4 maj është afati i fundit për dorëzimin e formularëve të vetëdeklarimit, përsa i përket aplikimit të ligjit të dekriminalizimit. Pritet të nisë procesi i verifikimit të formularëve të vetëdeklarimit të zyrtarëve të administratës apo të të zgjedhurve si kryebashkiakë, këshilltarë, deputetë, ministra, etj.Deri në orët e paradites përllogaritej se 90 % e zyrtarëve i kishin dorëzuar formularët.
Brenda 5 ditëve nga skadimi i afatit, organi përgjegjës evidenton funksionarët publikë që nuk kanë depozituar formularët e vetëdeklarimit. Brenda 15 ditëve organet përgjegjëse do të bëjnë publike listën me emrat e funksionarëve publikë që kanë depozituar formularët e vetëdeklarimit. Nëse konstatohet se formulari i vetëdeklarimit është i paplotësuar apo pjesë të caktuara të tij janë të paplotësuara, atëherë kthehet mbrapsht duke i caktuar edhe një afat të ri 5-ditor, brenda të cilit duhet të dorëzohet pa mangësi.
Më 29 prill Departamenti i Administratës Publike zgjati oraret e sporteleve për grumbullimin e formularëve të vetëdeklarimit në kuadër të procesit të dekriminalizimit. Sportelet do të jenë të hapura jashtë orarit zyrtar të punës sot nga ora 08:00-18:00. Nga raportimet e pak ditëve më parë, mbi 50 për qind e zyrtarëve i kishin plotësuar formularët.
Sigal