“Dekriminalizimi” – Prokuroria hedh poshtë PS: Deputeti Noka nuk ka qenë spiun serb

511
Shpëton Flamur Noka. Në qershor të 2016, Partia Socialiste e akuzoi deputetin demokrat se ishte ndaluar në Jugosllavi si spiun i shërbimeve sekrete serbe dhe se ka gënjyer në formularin që ka plotësuar vetë për dekriminalizimin. Atëherë PS i kërkoi prokurorisë të hetonte.

Sot, më 16 shkurt 2017, pas verifikimit, prokuroria e Përgjithshme deklaroi se Flamur Noka nuk ka qenë spiun i shërbimeve sekrete serb dhe se nuk është në kushtet e ndalimit, sipas këtij ligji.

“Në bazë të kërkesës së një grupi deputetësh, Prokuroria e Përgjithshme verifikoi informacionet lidhur me një masë të mundshme sigurimi dhënë ndaj tij në vitin 1991, nga autoritetet e ish-Republikës Federative Jugosllave. Në bazë të informacionit zyrtar të marrë nga ana e autoriteteve të Republikës së Serbisë, rezulton që subjekti Flamur Noka, “nuk figuron në evidencat e Ministrisë së Punëve të Brendshme Serbe dhe si rrjedhojë nuk ka evidenca dënimesh në lidhje me këtë subjekt” thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Sa i takon faktit nëse ky subjekt është dëbuar nga një shtet i huaj, në këtë rast nga ish-Jugosllavia, Prokuroria e Përgjithshme thotë se autoritete serbe kanë kthyer përgjigje nevative. Gjithashtu formulari i vetëdeklarimit përjashton nga detyrimi deklarimin e vendimit të dëbimit

“Lidhur me faktin nëse ky subjekt është dëbuar nga një shtet i huaj, në këtë rast nga ish-Jugosllavia, Prokuroria e Përgjithshme ka mbajtur parasysh faktin se pyetja 7, e formularit të vetëdeklarimit përjashton nga detyrimi për deklarim vendimin e dëbimit për rastet e shkeljes së rregullave të emigracionit që kanë të bëjnë me rregullat e qëndrimit apo hyrje-daljes nga territori i një shtetit të huaj.

Pra, pavarësisht faktit se nuk rezulton të ketë vendim dëbimi, pasi autoritetet serbe kanë kthyer përgjigje negative në lidhje me këtë fakt, edhe nëse do të kishte një vendim të tillë për kalimin e paligjshëm të kufirit drejt të ish-Jugosllavisë, subjekti nuk ka pasur detyrimin ligjor për ta deklaruar këtë vendim.
Për këtë arsye, Sektori i “Dekriminalizimit” ka arritur në konkluzionin se deputetit Flamur Noka nuk është në kushtet e ndalimit
Sigal