Dekriminalizimi, pranohet kërkesa e PD për shenjat e gishtave

429
Shumica ka pranuar kërkesën e opozitës për futjen e shenjave të gishtërinjve në projektligjin për dekriminalizimin. Lajmin e ka bërë me dije Kreu i Komisionit për Dekriminalizimin, Oerd Bylykbashi, i cili në një prononcim për mediat theksoi se me këtë hidhet një tjetër hap i rëndësishëm në procesin e dekriminalizimit.
Sipas Bylykbashit, perdorimi i shenjave te gishtërinjve do te beje te pamundur kandidimin për poste publike të atyre personave që kanë kryer krim dhe me pas kane ndërruar identitet.
“Ky është një instrument që i shërben një qëllimi parësor, që pengon ata persona që kanë kryer krime e kanë ndërruar emrin të mos kandidojnë dhe të marrin pushtet. Propozimi ynë është racional e funksional dhe kemi rënë dakord që shenjat e gishtave të përdoren”- tha ai.
Sipas tij, ka edhe elemente të tjera që mund të konsiderohen tashmë të zgjidhura, por edhe cështje që mbetet ende pa marrë dakordësinë.
“Mbetet testi i drogës dhe problemi i atyre personave që kanë llogari të hapura me drejtësinë e vendeve të tjera dhe më pas konkurrojnë dhe zgjidhen këtu, si edhe ka ndodhur”- tha ai.
Sigal