Dekriminalizimi, PD: Heqim mandatet e deputetëve me rekorde kriminale

535
TIRANE – Tre deputetët e PD Eduard Halimi, Gent Strazimiri dhe Oerd Bylykbashi të cilët janë edhe pjesë e Komisionit për Dekriminalizimin përmes një deklarate për mediat kanë prezantuar platfotmën e tyre për projektligjin e shumë diskutuar. 
Bylykbashi theksoi se amendamentet që propozon opozita përfshijnë edhe ndërprejen e mandatit të deputetit për ata që rezultojnë me rekorde kriminale. Në varësi të veprës kriminale Bylykbashi shtoi se mund të ketë edhe përjashtim për jetë të një personi nga postet e larta zyrtare të shtetit. 
“Do bëjmë një propozim që do jetë amendament në Kushtetutë. Me një akt kushtetues u është vënë kufi të dënuarve të kandidojnë. Është ndryshim kushtetues, do jetë një rregull që do të aplikohet në të gjitha rastet që do të verifikohet. Si rrjedhojë edhe ata që kanë aktualisht mandatin e deputetit nëse verifikohet se janë të përfshirë në akte kriminale do u hiqet mandati. Ata që janë zgjedhur sot, janë atje si mbajtës të besimit publik, dhe për rrjedhojë çdo element që cenon këtë besim sjell heqjen e mandatit i cili mbetet i popullit. Ndërpresim mandatet e tyre që do dalin me rekorde të tilla.”- tha Bylykbashi.
Eduard Halimi ndërsa vlerësoi se për këtë çështje ka edhe modele të tjera nga ai që prezanton PD, theksoi se opozita nuk do të bëjë kompromis me procesin e dekriminalizimit të Parlamentit aktual.
“Nuk imponojmë që drafti që ne paraqesim është më i miri. Ka modele të ndryshme. Procesi i dekriminalizimit të Parlamenti aktual dhe administratës aktuale është një proces fondamental që PD nuk do të bëjë asnjë kompromis.”- tha Halimi.
Për deputetin tjetër demokrat, Gent Strazimiri, Partia Demokratike ka bërë gjithçka që ka pasur në dorë, ndërsa tani i takon mazhorancës që të marrë një vendim.
“Është momenti i fundit për një vullnet politik që të mos shkojë kundër kauzës së qytetarëve dhe integrimit.”- tha Strazimiri.
Dekriminalizimi i Parlamentit ka qenë një nga pikat e shumë kërkuara nga Partia Demokratike si një nga kushtet që ajo të rihynte në Parlament. Pas marrëveshje së arritur në fund të dhjetorit 2014 mes mazhorancës dhe opozitës Kuvendi ka ngritur edhe një Komison të Posaçëm Parlamentar për të prezantuar edhe një platformë se si do të bëhet dekriminalizimi i Parlamentit. 
Bylykbashi: U ndërpresim mandatet deputetëve me rekorde kriminale 
“Në vijim të mbledhjes së PD, si të jemi këtu si anëtarë të Komisionit për zbatimin e marrëveshje së dhjetorit të Komisionit për Dekriminalizimin. Objektiv është hartimi dhe miratimi i instrumenteve ligjore për identifikimin dhe largimin nga funksioni i çdo zyrtari të lartë. Platforma jonë synon të vendosë rregullat më të ashpra: Do ta bëjmë në modelet më ët spikatura Evropiane dhe botërore si në Itali, SHBA, Britani. Problematika shqiptare e pakrahasueshme me vendet e tjera, po shembujt e tyre do na japin mundësinë të fusim instrumentet më të forta. Do ndërhyjmë drejtpërdrejtë në Kushtetutë. Do përdoren rekordet kriminale jo vetë në Shqipëri por edhe jashtë. Që të mos kenë mundësi që në të ardhmen që personat të penetrojnë në organet më të larta të shtetit shqiptar. Do të trajtohen me prioritet veprat e lidhur me krimin e organizuar. PD do propozojë masa për përjashtimin përjetë për t’u zgjedhur në funksione të larta. Askush nuk mund të pranojë që një kriminel të jetë përfaqësues i tij. Në paketën që do të prezantojmë nga e mërkura kur mblidhet Komisioni, do të fusim në këtë paketë edhe instrumentet përkatëse për identifikimin e këtyre personave. Këta do të kenë edhe detyrimin për të bërë edhe deklarimin për mos pasje dosje penale, vëtëdeklarim me pasojë penale. Në përfundim të punës së komisionit mbi këtë platformë nuk do ketë më shkak dhe arsye që Rama e Meta bënë më 23 qershor kriminalizimin e Parlemntit dhe administratës. Do bëjmë një propozim që do jetë amendament në Kushtetutë. Me një akt kushtetues u është vënë kufi të dënuarve të kandidojnë. Është ndryshim kushtetues, do jetë një rregull që do të aplikohet në të gjitha rastet që do të verifikohet. Si rrjedhojë edhe ata që kanë aktualisht mandatin e deputetit nëse verifikohet se janë të përfshirë në akte kriminale do u hiqet mandati. Ata që janë zgjedhur sot, janë atje si mbajtës të besimit publik, dhe për rrjedhojë çdo element që cenon këtë besim sjell heqjen e mandatit i cili mbetet i popullit. Ndërpresim mandatet e tyre që do dalin me rekorde të tilla kriminale. Beteja do të mbetet e gjatë dhe jo të gjitha mund të zgjidhen. Por duhet ta kuptojnë që kush ka probleme të marrë zgjidhjen e tij dhe lërë mandatin në dorë të qytetarëve. Kjo platformë do prezantohet zyrtarisht të Mërkurën. Bashkë me amendamentin për ndryshime Kushtetuese.”- tha Bylykbashi.
Halimi: S’bëjmë kompromis për parlamentin aktual
“Ngelet i vështirë si proces, por është fondamental për gjithë demokracinë në vend. Dekriminalizimi i Parlamentit dhe administratës dhe largimi i tyre nga këto funksione nuk do të bëhet sot. Ajo që prezantojmë janë një tërësi normash që përfshijnë ndryshime në Kushtetutë dhe në disa ligje. E para tregojnë se vullneti i opozitës është i hekurt. Nuk imponojmë që drafti që ne paraqesim është më i miri. Ka modele të ndryshme. Por ajo që është e nevojshme është vullneti i partive. Nëse ata nuk do të pranojnë këto amandametet do të përballen me opozitë dhe qytetarët. I ngelet mazhorancës për ët shprehur vullnetin e tyre. Procesi i dekriminalizimit të Parlamenti aktual dhe administratës aktuale është një proces fondamental që PD nuk do të bëjë asnjë kompromis. Beteja me krimin më e vështira, por opozita ka vendosur ta bëjë pa asnjë kompromis me krimin me vullnet të hekurt. Ajo që është më fondamentale është intersi i qytetarëve shqiptarë. Sot dhe kurrë më të mos ekzistojë ndonjë individ me rekorde kriminale. Prevalon mbi të gjitha vullneti i qytetarëve. Si deputetë jemi të detyruar që kauzën e qytetarëve ta çojmë në Parlament. Ne si opozitë po tregojmë vullnetin e hekurt se do ecim në këtë rrugë pa kompromis.”- tha Halimi.
Strazimiri: Dekriminalizimi kauzë e gjithë shqiptarëve
“Opozita është konsideruar pa kauzë dhe denoncimet e PD për krimanalizimin e Parlamentit dhe adminiszaës është cilësuar nga mazhoranca si dhunë verbale. Ndërsa sot kjo është një kauzë e gjithë qytetarëve. Të gjitha që janë në dorë të PD ne e kemi bërë. Nëse mazhoranca nuk ka vullnetin politik për të zgjidhur këtë kauzë, zgjidhja do jetë politike. Nëse më kërkoni të shtie fall për vullnetin politik të Ramës, nuk mund të them, gjë. Është momenti i fundit për një vullnet politik që të mos shkojë kundër kauzës së qytetarëve dhe integrimit.”- tha Strazimiri. 
Sigal