Dekriminalizimi, Meta takon Yee: Mazhoranca, vullnet maksimal për një klimë sa më evropiane të zgjedhjeve

388
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot Zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA z. Hoyt Brian Yee i cili shoqërohej prej Ambasadorit të SHBA në Shqipëri z. Donald Lu.
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta duke vlerësuar partneritetin e ngushtë mes Shqipërisë dhe SHBA, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme amerikane ndaj avancimit të perspektivës evropiane dhe forcimit demokratik të vendit tonë, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe reformës në drejtësi. 
Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA z. Hoyt Brian Yee vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria gjatë vitit të kaluar dhe theksoi se SHBA gjendet përkrah Shqipërisë në përpjekjet e vendit për të adresuar sfidat madhore që lidhen me luftën kundër korrupsionit, krimin e organizuar, rritjen e integritetit të përfaqësimit politik në nivel lokal dhe qendror si dhe me axhendën ekonomike. Në këtë kuadër u vlerësua gjithashtu se mbarëvajtja e standarteve më të larta të zhvillimit të zgjedhjeve të pushtetit qendror tnë 21 qershor, është moment kyç në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. 
Kryetari i Kuvendit z. Meta vlerësoi rolin dhe mbështetjen e SHBA në këto momente të rëndësishme të progresit të Shqipërisë dhe nënvizoi se mazhoranca është e vendosur të avancojë me reformat madhore që nevojiten, veçanërisht me reformën në drejtësi e cila lidhet ngushtë me përmbushjen e 5 prioriteteve të Komisionit Evropian për Shqipërinë. Gjithashtu z. Meta theksoi se mazhoranca po tregon vullnet maksimal për një klimë sa më evropiane të zgjedhjeve lokale, dhe në këte drejtim mirëpret angazhimin konstruktiv të opozitës deri në fund të procesit zgjedhor. 
Duke biseduar mbi zhvillimet në rajon, z. Meta dhe z. Yee ndanë bindjen se paqja dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor kërkojnë përshpejtimin e axhendës euro-atlantike të të gjitha vendeve, dhe në këtë kuadër, Shqipëria do të vazhdojë t’a forcojë peshën e saj konstruktive rajonale dhe kontributin e saj si vend anëtar i NATO-s. 
Sigal