Dekriminalizimi / Komisioni Qendror Zgjedhor ka në dorë fatin e tri deputetëve

423
Sigal

Do të jetë Komisioni Qendror Zgjedhor i cili ka të drejtën e vendimmarrjes për heqjen e mandatit për deputetin e LSI-së Shkëlqim Selami dhe deputetin që në zgjedhjet e 2013 fitoi me PDIU por më pas iu bashkua grupit parlamentar të PD-s, Dashamir Tahiri.

Gjithashtu KQZ do të vendosë dhe për kryetarin e bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi.

Dje Prokuroria deklaroi se tre të zgjedhurit nga populli janë  në kushtet e ndalimit të ushtrimit të detyrës në bazë të ligjit për dekriminalizimin.

Nëse KQZ i heq mandatin atëherë maxhorancës i shtohet një deputet dhe bëhet me 90 vota në Kuvend dhe PD të bjerë në 44.

Nëse i hiqet mandati deputetit Tahiri i dyti në këtë listën e PDIU-së për qarkun e Vlorës  është Edmond Zejno. Në këtë mënyrë, një deputet i ikën Partisë Demokratike dhe i shtohet PDIU­së, koalicionit qeverisës.

PDIU bëhet me 6 deputetë, PS 60, LSI 20 deputetë, ndërsa për maxhorancën qeverisëse votojnë edhe deputetët Tom Doshi, Armando Prenga, Mirela Ferracaku dhe Mhill Fufi.

Deputeti i LSI-­së Shkëlqim Selami, nëse do t’i hiqet mandati, do të zëvendësohet nga Flamur Çelaj ose Katina Gogo të LSIsë, që vijojnë listën e kandidatëve për qarkun e Vlorës për këtë parti.

KQZ vendps 10 ditë pas depozitimit të kërkesës nga prokuroria.