Dekriminalizimi – Gaçi, Mamo e Fufi japin shenjat e gishtërinjve

475
Deputetët Artan Gaçi (PS), Omer Mamo (PDIU) dhe Mhill Fufi (i përjashtuar nga grupi i PD) dhanë sot shenjat e gishtërinjve në polici.
Për të tre këta deputetë Prokuroria kishtë kërkuar shënjat e gishtërinjve, pasi dyshohet se kanë kryer vepra penale në shtetet evropiane.
Prokuroria po ashtu, ka kërkuar dhe shenjat e gishtërinjve të 3 deputetëve të tjerë, Armando Prenga (PS), Gledion Rehovica (LSI) e Aqif Rakipi (PDIU) e tre kryebashkiakëve të Pogradecit, Tepelenës e Poliçanit. Ata kanë afat deri më datë 25 shkurt të paraqiten pranë policisë.
Dje Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla deklaron se mund të dalim emra të tjerë deputetësh me rekorde kriminale të cilët rrezikojnë mandatin.
Sigal