Dekriminalizimi fillon nga hetimi penal kundër Lefteri Luzit (Lleshi)

645
Ditë më parë kryeprokurori Llalla dhe kryetarja e KQZ Lefteri Lleshi nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në kuadrin e procesit të dekriminalizimit të kandidatëve për kryebashkiakë dhe këshilltarë në këshillat bashkiakë. Mirëpo prokuroria e Tiranës ende ka një hetim të filluar ndaj kryetares së KQZ Lefteri Lleshi (Luzi), pas padisë penale që ka bërë PS në datën 20 qershor 2013 kundër Lefteri Lleshit (Luzi) dhe 3 anëtarëve të tjerë të KQZ, për dështimin e numërimit dhe verifikimit elektronik të votave në zgjedhjet e 2013. Akuza penale e PS kundër Lefteri Lleshit është sepse ajo me cilësinë e kryetares së KQZ shpërdoroi detyrën, duke dështuar qëllimisht numërimin dhe verifikimin e votave në qarqet Fier dhe Tiranë dhe i shpërdoroi 4,2 milionë euro, duke papapaguar kompaninë, kur ndërkohë projekti dështoi. Ndaj, dekriminalizimi i politikës duhet të fillojë, së pari nga Lefteri Lleshi (Luzi), që drejtësia të gjykojë shpërdorimin e detyrës dhe të 4,2 milionë eurove nga kryetarja e KQZ. Gazeta “Telegraf” sot zbardh të plotë padinë penale të PS ndaj Lefteri Lleshit dhe në numrat e ardhshëm, do të publikojë edhe dyshimet që lindin nga shpërdorimi i detyrës së kryetares së KQZ Lefteri Lleshi (Luzi) me pasoja shpërdorimin e 4,2 milionë euro të taksapaguesve shqiptarë. 
Padija e plotë e PS ndaj Lefteri Lleshit dhe KQZ
Nr_____ Prot Tiranë më 2062013 KALLËZIM PËR NDJEKJE PENALE
Drejtuar: Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë
Për dijeni: Prokurorisë së Përgjithshme, Tiranë
Kallëzuesi: Partia Socialiste e Shqipërisë, Tiranë
Të kallëzuar:
1. Lefterie Lleshi, me detyrë Kryetar i Komisionit Qëndror të zgjedhjeve, Tiranë
2. Klement Zguri, me detyre anëtar i Komisionit Qëndror të zgjedhjeve, Tiranë
3. Vera Shtjefni, me detyre anëtare e Komisionit Qëndror të zgjedhjeve, Tiranë
4. Hysen Osmanaj, me detyrë anëtar i Komisionit Qëndror të zgjedhjeve, Tiranë
5. Anëtarët e Komisionit të Përgatitjes së Dokumentacionit dhe Vlerësimit të Ofertave të Tenderit për SEV si dhe persona të tjerë të paidentifikuar, punonjës të KQZ-së apo shtetas të tjerë, që kanë bashkëpunuar me të kallëzuarit.
Objekti: Kërkohet fillimi i ndjekjes penale ndaj të kallëzuarve për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal .
Baza Ligjore: Neni 283 i Kodit të Procedurës Penale.
I nderuar z. Prokuror,
PS, subjekt politik pjesëmarrës në zgjedhjet e përgjithshme të datës 23.06.2013, duke vlerësuar domosdoshmërinë e një procesi zgjedhor të drejtë e në përputhje me Kodin Zgjedhor, në ushtrim të detyrimit të saj ligjor për të kallëzuar faktet dhe rrethanat e paligjshme për të cilat ka ardhur në dijeni, ju parashtron si mëposhtë: Gjatë procesit të përgatitjes së infrastrukturës për zgjedhjet e përgjithshme të datës 23.06.2013, të kallëzuarit Lefterie Lleshi, me detyre Kryetar të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe Klement Zguri, Vera Shtjefni, Hysen Osmanaj, me detyre anëtarë të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, me veprime dhe mosveprime të kundraligjshme kanë konsumuar veprat penale të “Shpërdorimit të Detyrës” në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248, dhe 25 të Kodit Penal, me pasojë dështimin e Sistemit Elektronik i Verifikimit (SEV) gjatë procesit Zgjedhor në Qarkun e Tiranës. Kodi Zgjedhor i ndryshuar, përcakton se për zgjedhjet per Kuvend të vitit 2013, në qarkun e Tiranës do të përdoret sistemi elektronik për verifikimin dhe regjistrimin e zgjedhësit (SEV). Ky sistem ishte parashikuar të aplikohej për herë të parë në zgjedhjet në Shqipëri, duke qënë njëkohësisht edhe si projekt pilot me qëllim mundesinë e shtrirjes në zgjedhjet e ardhshme në të gjithë vendin. Kodi Zgjedhor, i ndryshuar, përcakton qartësisht detyra dhe afate për KQZ-në dhe Qeverinë për realizimin e teknologjisë SEV. Në datën 25 Mars u nënshkrua kontrata midis KQZ dhe kompanisë fituese Indra Systems SA, kompani ndërkombëtare me përvojë dhe e mirënjohur në fushën e realizimit të teknologjive zgjedhore, për një vlerë 2.660.995 euro. Proçesi i realizimit të kontratës, megjithë vonesat ishte në fazën e realizimit dhe kompania Indra Systems SA kishte marrë përsipër realizimin e SEV në datën 23 qershor në përputhje me kontratën e nënshkruar me KQZ . 
Në seancën politike të datës 18 qershor KQZ, shqyrtoi dhe miratoi me 4 vota pro, projektvendimin “ Për zbatimin e procedurave të identifikimit dhe regjistrimit të pjesëmarrjes së zgjedhësve në ditën e votimit për zgjedhjet në Kuvend, të datës 23.06.2013, në mënyrë manuale dhe mos aplikimin e teknologjisë elektronike (SEV) për këtë qëllim, në qarkun e Tiranës “. Pra, ligji ka caktuar si afat për procedurat e prokurimit datën 23 dhjetor 2012 si datë në të cilën KQZ-ja duhej të kishte firmosur kontratën mekompaninë fituese të tenderit. Faktikisht kontrata për SEV-in është nënshkruar më 25 mars 2013, 3 muaj me vonesë. Vlen për t’u theksuar se procedurat për fillimin e tenderit janë shpallur në datën 7 janar 2013. Të vetmet akte të miratuara nga KQZ për këtë qëllim janë dokumenti për Përcaktimin e procedurave prokuruese më 27 dhjetor 2012 dhe Plani për përmbushjen e SEVnë datën 25 prill 2013! Megjithë kërkesat e përsëritura të PS në mbledhjet publike të KQZ-së, aktet nënligjore që përcakton Kodi Zgjedhor, i ndryshuar, nuk u miratuan asnjëherë. Po kështu Kodi Zgjedhor në formulimet përkatëse ka përcaktuar me kohë të testimeve të sistemit dhe bërjen e auditiveve të nevojshme. Po ashtu, në komisionin e hartimit të specifikave teknike shumica ishin përfaqësues të qeverisë, dhe në mënyrë të qëllimshme përgatitja e specifikimeve teknike u vonua, si pjesë e planit të bashkërënduar për të vonuar e dështuar procesin. Testi i sistemit që sipas ligjit duhej bërë jo më vonë se 23 prilli 2013, u bë si një test i mbyllur më 19 maj dhe më i zgjeruar më datën 8 qershor, pra dy javë para ditës së zgjedhjeve. Në përfundim të testit të parë dhe të dytë nga ana e PS-së dhe audituesit teknicienë te KQZ-së të propozuar nga ps, u Bënë vërejtje dhe sugjerime për përmirësimin e sistemit, të cilat nuk u adresuan dhe nuk u trajtuan nga KQZ. Vlen të theksohet se nga ana e KQZ-së nuk ishte miratuar metodologji për bërjen e testit, duke realizuar vetëm një testim formal, të përcaktuar me qëllim mediatizimin e dështimit të paralajmëruar të teknologjisë. Edhe në këtë pikë PS ka kërkuar që të bëhëj në kohë testimi dhe të pajtohej një kompani audituese e specializuar për të mundësuar korrigjimin e mangësive të mundshme! 
Në relacionin e Projekt-vendimit të datës 18 qershor për “Mos aplikimin e teknologjisë elektronike(SEV) për këtë qëllim, në Qarkun e Tiranës“ të firmosur nga Dëshira Pasko Drejtoreshë Juridike, Anri Murati drejtori i Teknologjisë dhe Informacionit dhe Skënder Vironi Sekretar iPërgjithshëm i KQZ-së, janë ngritur qëllimisht pretendime dhe arsye të pasakta për besueshmërinë dhe integritetin e sistemit për të justifikuar anullimin e SEV. Sa më sipër, dhe në tërësi nga kronologjia e këtij procesi dhe analiza eprovave, vërtetohet se katër anëtarët ekallëzuar të KQZ-së me veprime dhe mosveprime të kundraligjshme,kanë synuar dhe realizuar dështimin e qëllimshëm të këtij projekti. Ky qëllim i kundraligjshëm është mbështëtur dhe realizuar nga anëtarët e KQZ-së në bahkëpunim me administratën e komanduar politikisht nga mazhoranca qeverisëse, pjesëmarrëse në procedurën e tenderimit dhe realizimit të kontratës. Dëmi ekonomik për këtë proces sipas deklarimeve publike nga KQZ për pagesat ndaj kompanisë së kontraktuar, është minimumi 60 % e vlerës së kontratës, por mund të jetë edhe më i madh. Në datën 20 qershor në disa media janë raportuar fakte dhe dokumenta lidhur me pagesa të mundshme të dyshuara korruptive që lidhen me përfitues dhe nënkontraktorë të projektit SEV, për të cilin prokuroria ka detyrimin të hetojë kryesisht. Në këtë dështim të orkestruar, të kallëzuarit e identifikuar dhe personat e tjerë të paidentifikuar, janë ligjërisht përgjegjës për shpërdorimin e fondeve publike dhe cenimin e interesave të ligjshme të shtetit dhe shtetasve me veprime dhe mosveprime që kanë shkaktuar pasojën e paligjshme të mos realizimit të projektit SEV dhe dëmit ekonomik të shkaktuar. Këto veprime dhe mosveprime ë kundraligjshme, tëkryera me dashje direkte, për vetë natyrën e procesit zgjedhor paraqesin rrezikshmëri të madhe shoqërore pasi duke shkelur detyrimet ligjore të rrjedhin nga Kodi Zgjedhor, sjellin njëkohësisht pasojën e rëndë të cenimit të standardeve zgjedhore dhe cenimit të interesit të ligjshëm të shtetasve për tëpasur zgjedhje të lira e të ndershme, si të drejta themelore të shtetasve të mbrojtura nga Kushtetuta dhe ligje të tjera të Republikës së Shqipërisë. 
Duke marrë shkas nga vlera e madhe e dëmit si dhe rëndësinë e veçantë që paraqesin vaktet e mësipërme, i kërkojmë prokurorisë si organi kushtetues i ushtrimit të ndjekjes penale, të hetojë me objektivitet e paanësi duke kryer të gjitha veprimet e nevojshme në hetim, dhe e pandikuar nga presionet politike në zbardhjen e fakteve kriminale të denoncuara në këtë kallzim penal. Këto veprime dhe mosveprime të kundraligjshme, për nga natyra kërkojnë koordinimin dhe bashkëpunimin midis personit urdhërues dhe atyre të niveleve zbatuese, duke qënën në këtë mënyrë, para kritereve dhe rrethanave rënduese të kryerjes së veprës penale në bashkëpunim, të parashikuara nga neni 25 i K.Penal. Gjithashtu, duke qënë se jemi para një vepre penale me dëm ekonomik dhe mundësi përfitimesh të paligjshme, kërkojmë që hetimi të jetë proaktiv duke vlerësuar ekzistencën e elementëve të veprave penalet “Korrupsionit aktivpasiv, dheose pastrimit të produkteve të veprës penale”, si vepra penale që lidhen me krimin ekonomik të kryer nga zyrtarët e lartë publikë dhe personat e tjerë fizikë apo juridikë. 
Për Kallzuesin Partia Socialiste e Shqipërisë 
Damian Gjiknuri Sekretar për çështjet Zgjedhore 
Sigal