Dekriminalizimi, Bylykbashi: Zyrtarët që arrestohen

429
Deputetja e Partisë Socialiste Vasilika Hysi ka deklaruar sot në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve se ligji për Dekriminalizimin është me probleme pasi është miratuar me nxitim. Ajo ka arsyetuar për këtë gjë duke thënë se u nxituan për shkak të konsensusit me opozitën. “Ligjin ka probleme. Ndjesë, e miratuam me nxitim për hatër të konsensusit”, u shpreh deputetja socialiste. Duke diskutuar për aktet nënligjore të Dekriminalizimit në këtë komision, deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashki ka insistuar sërish që zyrtarët e lartë të pezullohen nga detyra nëse arrestohen në flagrancë, duke iu referuar këtu rastit të deputetit Armando Prenga. Ai ka pohuar se janë disa zyrtarë shtetit, të cilët janë me rrezikshmëri. “Nëse zyrtarët arrestohen në flagrancë të pezullohen nga detyra deri sa të shpallet vendimi i Gjykatës”, tha deputeti i PD, Bylykbashi.
Sigal