Dekriminalizimi, Braho: Projekti i PS më i plotë

452
TIRANË – Kreu i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho nga Pogradeci ka shpjeguar se për procesin e dekriminalizimit janë paraqitur dy projekte. Një nga opozita dhe tjetri nga mazhoranca. Sipas tij projekti i mazhorancës është më i plotë, për të cilin mendon se do të miratohet, gjë për të cilën duhet vetëm vullnet politik.
Sipas tij thelbi i këtij projekti të dekriminalizimit është që çdo person që kandidon nuk duhet të jetë i dënuar më parë. Braho siguron se në krahun e majtë nuk ka persona me rekorde kriminale, ndërsa për të djathtën Braho radhit të parin, kandidatin Xhelal Mziu.
“Ka dy projekte për dekriminalizimin, i PD jo i plotë, i PS më i plotë. Duhet vullnet politik për ta miratuar. Të gjithë të kriminalizuarit duhet të largohen. Ka një mesazh nga ambasada amerikane. Siguroj se nga e majta nuk ka ne rekorde kriminale. Nga ana tjetër PD ka të dënuar nga gjykata Xhelal Mziun.”- është shprehur Spartak Braho.
Braho i bëri këto komente nga Pogradeci ku ishte në një aktivitet të kandidates Diana Mile me të rinjtë e qytetit. 
Sigal