“Dekriminalizimi”, Basha: Krimi në pushtet i bëri rezistencë kauzës

455
Pas vendimit të Konferëencës së Kryetarëve për mosfutjen e paketës për dekriminalizim nga PD në kalendrin e Kuvendit, ka reguar kreu i opozitës, Lulzim Basha.Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se kauza për dekriminalzim nuk do të ndalet. Basha thekson faktin se, dorëzimi i mandatit nga i zgjedhuri i Edi Ramës në Lezhë, Arben Ndoka, është rezultat i drejtpërdrejtë i nismës 2 vjecare të opozitës për dekriminalizimin.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës në Facebook
Megjithëse edhe sot Edi Rama nuk e futi në kalendarin e Kuvendit ligjin për dekriminalizimin, kjo kauzë jetike për vendin nuk ndalet dhe po i jep frytet e veta ende pa ardhur në fuqi. Dorëzimi i mandatit nga i zgjedhuri i Edi Ramës në Lezhë, Arben Ndoka, është rezultat i drejtpërdrejtë i nismës tonë 2 vjecare të dekriminalizimit.
Autori i inkriminimit të parlamentit, të qeverisjes lokale, të posteve kyçe në zyrat publike, provoi edhe sot se në këtë përpjekje të madhe, ai është penguesi dhe kundërshtuesi i saj dhe si i tillë do të mbahet mend. Ai e bllokoi disa herë ligjin, e vonoi edhe pse u angazhua Parlamenti Europian me marrëveshjen e 24 dhjetorit, por ai nuk e ndali dot frymën. 
Fryma e dekriminalizimit u rrit, u zmadhua, u bë simboli i kauzës së Partsë Demokratike dhe i qytetarëve pa dallim. 
Shqipëria u përket njerëzve të ndershëm e punëtorë, dhe s’mund të pranojë të sundohet nga përfaqësuesit e krimit. Krimi në pushtet sjell vetëm varfëri e mjerim. 
Krimi në pushtet i bëri rezistencë me gjithë forcën nismës tonë të dekriminalizimit, por nuk e ndali dot atë. Pavarësisht pushtetit që kanë në duar, Rama dhe kriminelët e tij janë sot xhuxhmaxhuxhë politikë para frymës vigane të dekriminalizmit.
Nuk ka për tu ndalur kjo frymë! Dekriminalizimi do të bëhet për ta çliruar vendin nga trafikantët, rrëmbyesit, vrasësit. Me në krah partnerët tanë të çmuar ndërkombëtarë, bashkë me qytetarët ne do ta cojmë atë deri në fund.
Sigal