Dekriminalizimi, Balla: Projekti i PD, në kundërshtim me Komisionin e Venecias

409
Komisioni i posaçëm për dekriminalizimin është përfshirë nga debatet lidhur me ndryshimet kushtetuese, dhe projektligjin e sapomiratuar të qeverisë. Deputeti socialist Taulanta Balla tha se komisionit i ka mbaruar mandati për shqyrtimin e këtyre ndryshimeve. Balla tha gjithashtu se projekti i PD-së për dekriminalizimin është në kundërshtim me Komisionin e Venecias. Por deputetët e opozitës kanë kundërshtuar anëtarin socialist të komisionit, duke u shprehur se puna e komisionit do të vazhdojë siç është rënë dakord në marrëveshjen e dhjetorit të vitit të kaluar.  “Ky komision e ka ezauruar mandatin e tij dhe është Kuvendi që duhet të shprehet mbi variantin e duhur të një ligji për legjitimitetin e personave që zgjidhen. Komisioni nuk mund të shqyrtojë as ndryshimet kushtetuese”, tha Taulant Balla.
Sigal