Dekretimi i Visho Ajazit nga Presidenti Ilir Meta do ndodhë pas kalimit në Komisionin e Jashtëm Parlamentar

579
Presidenti Ilir Meta liroi sot nga detyra ambasadorin e Shqipërisë në NATO, Leonard Demin.
Në vend të tij, kryeministri Rama ka propozuar Visho Ajazin, i cili u dorëhoq nga drejtimi i SHISH, ndërsa burime nga Presidenca bëjnë me dije se dekretimi i këtij të fundit nga Presidenti Meta është çshtje kohe.
Burime nga Presidenca sqarojnë se dekretimi i Visho Ajazit në NATO do të ndodhë menjëherë pas paraqitjes së tij në Komisionin e Jashtëm Parlamentar.
Sakaq, Presidenti Meta beson se zoti Ajazi do ta realizojë me shumë sukses detyrën e tij në NATO.
Sigal