Dekreti i Metës për Konin, Presidenca i përgjigjet Shahinit: Mbani përgjegjësi për reformën

545
Sigal

Presidenca ka reaguar pas deklaratave të ministres së Arsimit, Besa Shahini, e cila e konsideroi mos shkarkimin e Rektorit Mynyr Koni, si të pakonceptueshëm dhe në dëm të interesit publik.

Përmes zëdhënësit Tedi Blushi, Presidenca sqaron se dekreti për rrëzimin e propozimit për shkarkimin e rektorit të UT, ishte i mbështetur në argumenta ligjorë, ndërsa i kërkohet ministres që të mbajë përgjegjësi për zbatimin e Reformës në Arsimin e Lartë.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta në dekretin e tij për rrëzimin e propozimit për shkarkimin e rektorit të Universitetit të Tiranës, z.Mynyr Koni ka folur me argumenta ligjorë më gjatë se kurdoherë tjetër.

Ministria e Arsimit duhet të mbajë përgjegjësinë e saj të plotë për zbatimin e Reformës në Arsimin e Lartë dhe nëse nuk është dakord me argumentat ligjorë të bëra publike nga Presidenti, të ndjekë procedurën që dikton ligji, përtej retorikave boshe.

Institucionet e Arsimit të Lartë janë autonome dhe askush nuk duhet të guxojë të prekë pavarësinë e tyre.”, thuhet në reagimin e Presidencës.