DEKRETI/ Helidon Bendo në krye të SHISH, ja si e paralajmëroi Presidenti Meta

744
Sigal

Presidenti Ilir Meta e ka dekretuar më 5 nëntor 2018, Helidon Bendon si Drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror. Dekreti mban datën 5 nëntor 2018, siç shihet më poshtë dhe u njoftua sot për mediat.

Ilir Meta e kishte paralajmëruar në emisionin Fakt të gazetarit Çim Peka, këtë emërim, kur ai deklaroi se kishte marrëdhënie shumë të mira me Bendon.

Image

Në 2 nëntor 2018, duke folur në studion e emisionin ‘FAKT’ të gazetarit Çim Peka, përballë gazetarit Çim Peka, presidenti Ilir Meta ka treguar edhe disa prej bindjeve të tij se pse nuk e ka dekretuar ende kreun e ri të SHISH.

‘Nuk mendoj se është vendi këtu për të bërë diskutime të tilla. Së dyti unë vendos me bindje të plotë. Në rastin aktual as se kam kthyer e as se kam konfirmuar. Shumë të mirë e kemi marrëdhënien me Zv.drejtorin aktual të SHISH.

Rrethanat se si u bë dorëheqja e zotit Ajazi e cila ka qenë një dorëheqje jokorrekte, sepse ajo i jepet Presidentit dhe jo Kryeministrit. Ai nuk meritonte të sillte një dekret tjetër në presidencë, unë e konfirmova sepse i kisha vënë kusht që të vazhdonte luftën me drogën dhe krimin.

Unë kam qenë dëshmitar në mbledhje të Sigurisë Kombëtare. Unë duke të njohur ty, e di që po ta kishte bërë ty, ti as dekretim për ta bërë ambasador e as dekoratë nuk do t’i jepje.

Unë i kam dhënë dekoratë sepse ka mbajtur qëndrime shumë të qarta sa i vlen luftës kundër drogës dhe krimit. SHISH ka punuar më mirë se shumë institucione të tjera në këtë fushë’, u shpreh Presidenti Ilir Meta