Sigal

Në 106-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kreu i shtetit shqiptar Ilir Meta ka dekoruar ish-presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesiç me dekoratën e “Flamurit Kombëtar”. Presidenti Meta: “Sot ne kujtojmë të gjithë ato miq që na kanë ndihmuar për të realizuar idealet tona kombëtare. Ndaj sot të gjithë së bashku, jemi mbledhur për të dekoruar presidentin Stipe Mesiç dhe t’i shprehim mirënjohjen për gjithçka ka bërë për popullin shqiptar. Presidentin është një mik i pazëvendësueshëm, i cili ka mbrojtur me të drejta e shqiptarëve. Presidenti ka më shumë se 50 vite në mbështetje të shqiptarëve. Në momentet më të vështira të kombit shqiptar, ku regjimi i Milloshevicit ndaj Kosovës e kundërshtoi me forcë, një luftë e cila përgjaku Kosovën. Ai ishte një zë i fortë kundër masakrave dhe spastrimeve etnike, e cila e shoqëroi këtë luftë. Si presidenti i Kroacisë në dy mandatet e tij vijojë të mbrojë kauzën e Kosovës dhe të pavarësisë së saj. Ai është një avokat i palodhur i mbrojtjes së zërave të shqiptarëve në Maqedoni dhe në Luginën e Preshevës. Kontributi i tij ka qenë shumë i vyer, por sot në ditën e flamurit tonë kombëtar ndaj këtij burri të shtrenjtë kam nderin ta dekorojë me dekoratën e “Flamurit Kombëtar”. Faleminderit edhe njëherë zoti president për gjithçka ke bërë për Shqipërinë”, – tha presidenti Meta.

 

Stjepan Mesiç: Kam punuar për bashkëpunim me Shqipërinë dhe për të drejtat e shqiptarëve jashtë Shqipërisë

Ndarja e kufijve, ide e Millosheviçit që po kërkohet të përjetohet sot

Nuk kam dashur të flas me fjalim por nga zemra e shpirti. E pranoj si dekoratë për atë çka kam bërë dhe obligim për të vijuar më tej. Jam munduar dhe kam punuar për bashkëpunim me Shqipërinë, dhe për të drejtat e shqiptarëve jashtë Shqipërisë. Si president i Presidencës së Jugosllavisë në mënyrë të veçantë jam angazhuar për të drejtat e shqiptarëve dhe të padrejtat që u janë bërë atyre në ish-Jugosllavi. Megjithatë ata që kanë qenë kundërshtarë të barazisë së shqiptarëve në ish jugosllavi nuk e kanë pranuar realitetin. Unë kam vlerësuar se presidenca e Jugosllavisë do të marrë vendime të tilla të cilat do të relaksonin raportet mes popujve në ish-Jugosllavi. Në krye të Serbisë ka qenë Millosheviç i cili nuk ka pranuar as Federatën dhe as Konfederatën. Ai ka qenë për Serbinë e Madhe dhe etnikisht të pastër. Për Millosheviç nuk kishte vlerë as Kushtetuta dhe as ligji. Kushtetuta jugosllave ka qenë e qartë. Faktorë konstituiv të Jugosllavisë kanë qenë 6 Republikat dhe dy krahinat. Nëse nuk ka elementë konstituivë atëherë duhet të kërkohet një marrëveshje tjetër politike. Millosheviç ishte kundër çdo marrëveshjeje. Ai ka vendosur për luftë, për të zgjeruar kufijtë e Serbisë. Luftërat kanë përfunduar me mbi 100 mijë të vdekur. Kufijtë nuk kanë ndryshuar asnjë milimetër.

Çfarë është sot? Ka qenë e qartë që Serbia do të duhej të përjetonte një katarsis. Është nisur prej ideve të një njeriu që nuk kanë mundur të realizohen. Ne tani kemi një absurd. Shumë flasin, nuk them të gjithë, se Millosheviçi ka pasur ide të mira por nuk i ka realizuar dot. Një politikë e gabuar. Është e njëjtë sikur të themi në Gjermani, Hitleri ka pasur ide të mirë por nuk janë realizuar mirë. Gjermania e ka përjetuar katarsisin. Ajo është prioritare në demokraci dhe europianizim. Por çfarë ngelet para nesh? Është drejtimi drejt BE-së. Duhet ta sforcojmë bashkimin me Bashkimin Evropian. Në këtë Evropë të Bashkuar secili popull do të jetojë me korpusin e vet kulturor. Kështu duhet të jetë edhe tek ne. dhe për një shqiptar që jeton këtej apo përtej kufirit. Kjo do të jetë e njëjtë dhe për kroatët dhe serbët, por ata nuk e dinë. Politika serbe sikur nuk e kupton këtë. Por dhe për serbët është shumë i rëndësishëm BE. Është me interes që atje të ketë një këndvështrim tjetër për BE. Ajo për të cilin unë angazhohem sot është përshpejtimi rruga drejt BE-së. E gjithë Evropa juglindore të bëhet sa më parë pjesë e BE-së që të drejtohemi drejt ardhmërisë. Nëse shohim vetëm nga prapa nuk do arrijmë kurrë ardhmërinë. Në këtë drejtim politika ime është pajtuar me politikën e çdo presidenti shqiptar. Me të gjithë kam bashkëpunuar dhe me presidentin Meta bashkëpunojmë në mënyrë të përkryer. Kam bashkëpunuar dhe me përfaqësuesit e Kosovës.

Do ju tregoj një anekdodë

Kur u vendos terrori pas demonstratave që kërkonin Kosova republikë, qeveria e Kosovës erdhi në Kroaci. Unë i sistemova në një vilë, i sigurova, mirëpo kuvendi i Kroacisë mori vendim që si kryeministër të shkoja për anëtar të presidencës së përbashkët jugosllave. Mua më interesonte sesa ata dinin se ku ndodhej qeveria e Kosovës. Pyesim përfaqësuesin serb në presidencën jugosllave se ku ishte qeveria e Kosovës. Kemi informacion që ata janë në Zvicër. Shumë mirë u them (qesh) jemi në rregull.

Dhe një me Fatmir Sejdiun.

Zhvillohej një konferencë ndërkombëtare. Aty ishte dhe presidenti Sejdiu dhe presidentë të shteteve të tjera evropiane. Nuk do i jap emrat. Në atë ngjarje ishte dhe një president i një vendi evropian që nuk ka njohur Kosovën. Kur shkuam në drekë nga një ndërtesë në tjetrën, presidenti u largua dhe për pak ra në kanal. Presidenti Sejdiu e mori nga krahu. I thashë: Lëshoje, le të bjerë se nuk e ka njohur Kosovën. Kam dëshirë të theksoj që Shqipëria është në shpirtin tim. Le të jetojë përjetësisht Shqipëria dhe le të jetojnë përgjithmonë shqiptarët kudo që jetojnë.