Dekorimet, PR apel Kryeministrit: Mos provoko nxitje konflikti midis shqiptarëve

66

Partia Republikane e cilëson një vendim të drejtë, madje të vonuar në kohë, dekorimin nga Presidenti të 67 pjesëtarëve të Ballit Kombëtar ekzekutuar në vitin 1943 nga partizanët në Lushnje.

“Kemi te bejme me nacionaliste qe moren pushken dhe luftuan kunder pushtuesve per lirine e atdheut, te pushkatuar nga Mehmet Shehu vetem per faktin se nuk pranuan tu bashkoheshin komunisteve”.

Në një deklaratë për mediat, nenkryetari i Partise Republikane, Shkelqim Hysa, dënoi deklaratat e kryeministri Rama në  Kuvend, duke i cilësuar provokime për nxitje konflikti midis shqiptarëve.

PR apelon Kryeministrin t’i hapë rrugë historianëve të bëjnë punën e tyre për të mundësuar një histori pas 26 viteve demokraci.

Deklarata

Nisur nga debati i fundit rreth dekretit te Presidentit te Republikes per dekorimin e 67 nacionalisteve te vrare ne tetor te vitit 1943 nga brigada partizane nen drejtimin e Mehmet Shehut.

PR e vlereson si nje veprim te drejte por te vonuar ne kohe dekorimin e nacionalisteve ,pasi eshte ne kompetencat kushtetuese te Presidentit te Republikes qe te vleresoje dhe te dekoroje te gjithe Ata qe ai vlereson se per kontributin dhe vlerat qe kane e meritojne nje vleresim te tille. Ne rastin konkret kemi te bejme me nacionaliste qe moren pushken dhe luftuan kunder pushtuesve per lirine e atdheut, te pushkatuar nga Mehmet Shehu vetem per faktin se nuk pranuan tu bashkoheshin komunisteve.

PR denon qendrimin e Kryeministrit me deklaratat e bera ne Kuvendin e Shqiperise dhe i cileson ato si nje rifillim te luftes se klasave, thirrje per te perçare popullin dhe provokime per nxitje konflikti midis shqiptareve.

I kujtojme Kryeministrit dhe te gjithe atyre qe u turren neper media per te mbrojtur krimet makabre te bera nga komunistet , se ishin te paret e tyre qe filluan luften vllavrasese gjate luftes se dyte boterore nen keshillat e komunisteve Jugosllave, duke vrare me qindra nacionaliste vetem pse i shikonin si kundershtare politike, siç ishte dhe rasti i nacionalisteve te pushkatuar.

Ishin po keta qe e perdoren luften e popullit shqiptar  per te eleminuar te gjithe kundershtaret politike gjate luftes dhe vendosjen e diktatures komuniste, qe ishte nje nga diktaturat me te egra ne Europen Lindore.

Ishin te paret tuaj qe jo vetem vrane sa munden nga nacionalistet gjate luftes por nuk u ndalen edhe pas luftes duke pushkatuar me e pa gjyq, burgosur, internuar, persekutuar e diskriminuar  kundershtaret politike.

Jeni ju sot qe si pasardhes te tyre, qe  menjehere ne rastin me te pare qe u jepet, mbroni kriminelet qe kane vrare dhe vazhdoni ti quani tradhetare te gjithe ata qe   nuk kane qene te rreshtuar me paraardhesit tuaj.

Eshte e papranueshe qe sot pas 26 vjet  demokraci,  te shkoni dhe te vendosni perkujtimore neper kampet e internimit ose me sakte neper vendet ku te paret tuaj kane kryer krimet dhe te mos keni as kurajon minimale per te kerkuar falje per krimet e kryera nga ata.

I bejme thirrje Kryeministrit qe te terheqe deklaratat , te heqe dore nga lufta e klasave dhe thirrjet per te mbajtur popullin te percare, dhe te mos behet shkak per nxitjen e nje konflikti qe kane filluar te paret e tij, por ti hapi rrugen historianeve qe te bejne punen e tyre te shkruajne nje histori qe edhe pas 26 vjet demokraci nuk e kemi, veçse kur themi historian nuk eshte fjala per ata qe e kane fallsifikuar nje here historine dhe tani dalin si protagoniste per ta rishkruar prape.