Sigal

Grupi i Këshilltarëve të LSI në Bashkinë e Tiranës vendosi të mos marrë pjesë në seancën e sotme  nisur nga vendimi i fundit diskriminues për prishjen pa dëmshpërblim të banesave për ndërtimin e Bulveradit të Ri në Segmentin e 3, si dhe për arsyet  se kërkesat e tij për buxhetin e Bashkise së Tiranës 2019, të paraqitura  në komisione dhe dëgjesa nuk janë reflektuar në projekt-buxhet.

Grupi i keshilltareve të LSI, kërkon me vendosmëri dëmshpërblim të plotë për të gjitha banesat që do të shemben për ndërtimin e segmentin e 3 të Bulevardit të Ri, njësoj sic u veprua edhe për 2 segmentet e tjera, si një e drejtë legjitime dhe e pamohueshme për këta banorë.

Për ne, prioritet sot janë kërkesat e studentëve, duke i kërkuar Bashkisë të përfshijë në buxhetin e saj invenstimet për rikosntruksionin e plotë të konvikteve të studentëve, duke i bërë ato të denja me kushte dinjitoze njësoj si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre europian.

Grupi i këshilltareve të LSI ka kërkuar reduktimin e taksave vendore për bizneset e vogla të cilat dita-ditës po falimentojnë, duke shtuar varfërinë dhe duke i detyrur familjarët e punësuar të lënë vendin drejt emigrimit.

Grupi i LSI garanton oipinionin, se do të jetë gjithmonë pranë interesave të qytetarëve, duke mbështetur kërkesat e drejta të tyre, duke u bërë mburojë e interesit publik, për të penguar çdo veprim në interes të oligarkëve.